Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga një vrasje. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Reynolds”, në Troutdale, ku dje herët në mëngjes, në fillim të mësimit një djalë i ri ka hapur zjarr në brendësi të ndërtesës. Djali, i cili ka vepruar i vetëm ka kryer krimin me një pushkë. Para se të gjendej i vdekur, ai ka vrarë një student dhe ka plagosur një mësues. Një dëshmitarë ka treguar se ka parë një mësues të edukimi fizik të gjakosur. Fatmirësisht mësuesi nuk kishte plagë të rënda dhe u kurua në vend. Si pasojë, shkolla është mbyllur menjëherë, rrugët janë bllokuar dhe pranë tyre janë pozicionuar makina zjarrfikëse dhe policie. Në brendësi, studentet dërgonin mesazhe familjeve me celularë. Një nënë e intervistuar nga një kanal televiziv ka deklaruar se ka folur me fëmijën kur ai ende ndodhej në brendësi të shkollës, i cili e siguroi për shëndetin e tij. Skuadrat speciale kanë ndërhyrë duke kontrolluar ndërtesën në çdo klasë. Ky sulm ndjek ngjarje të tjera të ngjashme në shkolla, apo në kampuse shkollore, ose universitare. Më 5 qershor një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur një burrë ka hapur zjarr në një ndërtesë në Universitetin e Seattle Pacific. Troutdale, është një qytet i vogël me 15 mijë banorë, që shtrihet përgjatë lumit Kolumbia, disa kilometra larg Portland. Në lice janë regjistruar rreth 2.800 studentë që sapo kishin mbërritur në klasë kur filloi sulmi.
Barack Obama shpërthen kundër ligjeve amerikane
I prekur për këtë ngjarje është shprehur edhe presidenti Barack Obama: “Frustrimi im është i madh sepse, në këtë shoqëri nuk ka vullnet për të ndërmarrë disa masa esenciale për të mbajtur armë e zjarrit larg personave të gabuar”. Inati i Barack shpërthen para telekamerave: “Nuk jemi përballë një rasti në javë, por është një histori e përditshme. Jemi i vetmi vend i zhvilluar në botë ku ndodhin këto gjëra”. “Shtetet e Bashkuara, ka vazhduar Obama, duhet të kenë turp për paaftësinë për të implementuar ligje më të ashpra për armët e zjarrit. Unë e respektoj të drejtën dhe traditën për të poseduar armë, por është e pamundur që nuk arrihet të formulohet një ligj që parashikon kontrollet paraprake për atë që do të blejë një armë, për të verifikuar nëse blerësit kanë precedent penal, apo probleme të lidhura me çrregullimet mendore”. Pergatiti: Ornela Jaupi

Barak hidhe nje sy nga Syria..Lybia….Iraq…ukraine..etj