Dërguar me email
Përshëndetje DITA nga Prishtina. Kosova beri nje proces zgjedhor model. Partite politike e realizuan fushaten e tyre elektorale me nje fryme tejet paqesore dhe pozitiviste ku nuk u atakua kundershtari politik por u hodhen mjaft ide dhe rruge se si mund te zgjidhen problemet qe i dalin perpara ketij vendi. Te gjitha partite politike duhet te pershendeten per kete kulture demokratike qe treguan.
Kosova votoi ne 8 qershor e qete dhe ne oret e para te nje dite me pas u shpallen rezultatet e numerimit , dicka qe ne Shqiperi nuk ka ndodhur per fat te keq. Asnje incident madhor nuk ndodhi dhe ato minore ishin te rralla dhe te pa rendesishme. Jane aktoret politike qe “ceshte e verteta kane qene se bashku ne nje shtab te UCK si bashkerendues te luftes clirimtare ” qe do te mendojne per ta cuar Kosoven perpara. Qenia e nje politikani ne pozite apo opozite nuk mund te perbeje ndonje favor apo disfavor te madh per keta burra qe e kane vene jeten ne rrezik dhe e kuptojne shume mire se cfare eshte e dobishme per vendin.
Ardhja e Ramush Haradinajt si kryeminister pas Hashim Thacit do tia rrisi vlerat demokracise ne vend dhe do te jete shume pozitive per Kosoven.
