Situata ekonomike dhe këndvështrimet e kampeve politike mbi të kanë qenë objekt debati në seancën e sotme parlamentare mes shumicës dhe pakicës.
Për ish Ministrin e Financave, Ridvan Bode rritja e papunësisë është alarmuese.
“Ekonomia po përmbytet me shpejtësi. Mungesa e reformave, marrja e politikave të papërshtatshme, krimi i organizuar, janë shkaqet e vërteta të kuaj rrokopujë. Është folur për 30 mijë të punuar të rinj, për të qeshur dhe për të qar kjo gjë. Kryeministër flet dhe përjeton një realitet të dytë. Të vërtetat në shifrat e publikuara nga INSTAT apo banka e Shqipërisë, janë sirena e një alarmi të vonuar. Rrija ekonomike ka nevojë të financohet. Këto burime deklarohen të shteruara. investimet publike të qeverisë janë më pak sesa viti i kaluar. Investimet e huaja private, edhe pse nuk ka të dhëna, ato janë më të ultë. Reminitancat, vijojnë të dobësohen, dhe bilanci tregtar i vendit pësoj ulje. Nëse këto burime janë më të ulta, sesa një vit më parë, si mund ë pretendohet për rritje ekonomike. Nuk janë të vetmet këto që demaskojnë rritjen”, vlerësoi Bode.
Por ndryshe i lexon këto shifra Minitri i Ekonomisë, sipas të cilit shqiptarët po konsumojnë më lirë ushqime, por edhe produkte luksi.
