Aksioni “Drimua” në Progonat dhe Kurvelesh e çon në 11830 fidanë kanabis numrin e bimëve të asgjësuara me zjarr. Ndërsa dje u gjetën edhe 180 rrënjë të tjera në një serë me fidanë. Në aksion morën pjesë 100 forca policie. Operacioni u zhvillua në tre faza. Në vendin e quajtur Backovë u gjetën 500 fidanë kanabis, në thellësi të kanioneve 4000 fidanë kanabis dhe në Drimoj 7330 bimë kanabis i mbjellë. Po dje në një tjetër aksion në Kurvelesh u gjet një parcelë me 180 bimë kanabis të mbjella
