Dhjetëra banorë në Memaliaj nuk e kanë pritur mirë ndarjen e re administrative që parashikohet në reformën territoriale. Memaliaj humbet statusin e bashkisë dhe do të varet në këtë mënyrë plotësisht nga Tepelena. Protestuesit kanë kërkuar mbështetjen dhe zbatimin e propozimeve 4 dhe 5 në draft-projektin për reformën administrative, që e parashikon këtë vend si bashki më vete, duke përfshirë në administrimin e kësaj njësie komunat Krahës, Qendër-Tepelenë, Buz, Qesarat dhe Luftinjë. Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Rrogozhinë.
