Dy familje kërcënuan se do të vetëdigjen nëse forcat e Përmbarimit ndërhyjnë për t’i nxjerrë nga shtëpia. Përplasja mes dy familjeve dhe përmbarimit ka ndodhur dje në qytetin e Fierit. Dy vëllezërit Eduart dhe Albert Shehu, bashkë me tre fëmijët dhe gratë e tyre, të cilët jetojnë në një ndërtesë një katëshe, mbanin në dorë shishe me benzinë. Përmbarimi pretendon se familjet duhet ta kishin liruar ndërtesën dhe se ata janë qiraxhinj dhe jo pronarë. Pasi kanë parë këtë skenë forcat e përmbarimit janë larguar nga banesa.
