Me afrimin e sezonit turistik veror italianët kanë një mesazh për vizitorët pasanikë rusë “Ju mund të jeni të pasur, por nuk dini të silleni”, shprehen ata. Shpenzuesit e mëdhenj rus kanë provuar se janë shpëtimtarët e sektorit turistik italian gjatë viteve të fundit të recensionit ekonomik, por shpesh ata perceptohen si të ashpër e të pasjellshëm. Disa pronarë hoteli në Toskana, destinacioni i preferuar i rusëve, kanë prodhuar një reklamë televizive, e cila synon të edukojë moskovitët pasanikë dhe vizitorët e tjerë rusë për finesën dhe mirësjelljen italiane. Salvatore Madonna wshtw menaxheri i hoteleve luksoze në Forte dei Marmi, një vendpushim në bregdetin toskan që pret rusët me meny të shkruar në alfabetin cirilik dhe outlete të shumta stilistësh të famshëm dhe që ka marrë pseudonimin “Moska-on-Sea”. Reklama tre minutëshe këshillon rusët të buzëqeshin më shumë, të thonë më shpesh “faleminderit” dhe të jenë më të këndshëm në marrëdhëniet e tyre me kamerierët dhe stafin e hotelit. Ata u thonë se porositja e një kapuçinoje pas dreke është një veprim i pafalshëm për italianwt, që kafen e lehtë e shohin ekskluzivisht si një pije e mëngjesit. Italianët në vend të kësaj do të porositnin një kafe ekspres, ose një kafe makiato. Gjithashtu ata këshillojnë që të mos porositin asnjëherë verë të kuqe me peshk. Ushqimet e detit duhet të shoqërohen çdo herë me verë të bardhë. Rusët pasanikw paralajmërohen gjithashtu se është vulgare të zgjedhin verën më të shtrenjtë në listë. Reklama, e cila do të shfaqet në televizionin rus dhe në rrjetet e mediave sociale ruse është në bashkëpunim me Ljudmila Radcenko, një modele ruse që jeton në Itali. “Rregulli i parë kur hyni në një hotel të madh është të përshëndesni, të buzëqeshni dhe të shihni personin në sy. “Në Rusi, ne nuk jemi mësuar të bëjmë këtë”, thotë ajo. “Femrat ruse që u pëlqen të veshin taka të larta dhe bikini shumë të vogla ndoshta duhet ta shmangin këtë veshje”, thotë ajo. “Kur largoheni nga hoteli, është bukur të jeni komunikues, të shprehni kënaqësinë për shërbimin, të buzëqeshni dhe të thoni faleminderit”, thotë Radcenko në mbyllje të këshillave për bashkëpatriotët e saj. Madonna, kreu i një grupi hotelesh luksoz thotë se shpreson që filmi i shkurtër të ndihmojë turistët rusë të integrohen më mirë në Itali. “Mësimi i rusëve “të pagdhendur” se si të sillen në një mënyrë civile nuk duhet të interpretohet si një arrogancë nga italianët – tha ai, – por një mënyrë e butë për të këshilluar turistët që të jenë më të pranueshëm me sjelljen e tyre. “Është shumë ofenduese për njerëzit që i dedikojnë shumë kohë dhe vëmendje përgatitjeve të pjatave që ata porositin, kur atyre u kërkohet që tu shërbehen të gjitha në të njëjtën kohë, ashtu siç bëjnë shpesh rusët”, thotë Madonna. “Ne nuk duam t’ju japim instruksione, thjesht ju ofrojmë një këshill në disa veçori të mënyrës së jetesës italiane”.

Kush flet per ruset?!
Mafjozet italiane!
Nga mençuria dhe virtutet e karakteri Ruset fisnik tallin menderen me surrogatot e Italise !
Po ca racista jane,nuk e honepsin dote kur nje person i lindjes vete ne hotele llukzos.Po ikni o racista te felliqur,ca u prishe pune ju buzeqeshja.Jane raca me fallco ne bote,te qesgin kote dhe sa kthen krahet te shajne.Mase nuk u shkel njeri fare ne ate vend te dhjere,qe dhe porllen ta mbani ne kontrolle fashistet e dreqit