SHËNIM: Me kë është Fatmir Hoxha në këtë Botëror?

redaktor

Që është me PD-në, kjo nuk do shumë mend, por në rrethanat e reja sociale ku çdo gjë është zhvendosur në Brazil, i vetmi kuriozitet gazetaresk për çfarë ndodh në çadrën ende në këmbë të grevistëve të urisë të udhëhequr nga super i përndjekuri Fatmir Hoxha, është se vetë ai me kë është tifoz? Për të tjerat, duhet pranuar me dhimbje, edhe sikur vërtet kauza e tyre të ishte e kulluar në moral, nuk ka nge kush të interesohet. Nuk janë vetëm ata. I njëjti fat “kërcënonte” dhe grevën e PS-së katër vite më parë, ku, duke u afruar Botërori, rrezikonte të mbetej nëj ishull i vetmuar urie dhe shpërfillejeje. Ndaj, nëse vërtet kryegrevistit Hoxha mund t`i ketë mbetur ende ndonjë fill i pakëputur arsyetimi, qoftë nga ethet politike e qoftë nga demostrata e zorrëve, duhet të ulë çadrën e të kthehet në familje e shoqëri për të ndjekur Botërorin, që dhe ndonjë qoftë e shishe birre, të mos e shijojë fshehurazi, por faqe botës për qejf të vet. Sa për grevën, PD-ja dhe PS-ja aty janë e do jenë, njëra në opozitë e tjetra në qeveri; nuk ikin. Edhe Berisha, si kryemotiv i padeklaruar grevash, aty është; është e sigurt që nuk ikën./E.H

 

Share This Article
7 Comments
      • Kërkoi por nuk e pranuam se vuri kushtin që si i perndjekur i paperpjekur te merrte 1 milion dollarë nga skuadrat fituese? Ishte me pretendime leshi siç i thoni ju shqiptarët?

  • Rastesisht po benim baste me nga nje raki duke pare fillesat e boterorit, dhe dikush pyeti vertet per kete Hoxhen qe e sheh televizorin shtrire,paksa i derrmuar, njecike i pagjume,…me telekomande duke zapinguar…dhe te gjitha kanalet japin futboll…boteror…dhe me votime mes nesh…doli se Hoxha eshte tifoz me ate qe eshte Berisha, pra me …Berishen !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *