Gazifikimi i vendit, WBIF grant prej 1.1 milion eurosh për qeverinë

redaktor

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, (Western Balkan Investment Framework – WBIF) ka miratuar grantin prej 1.1 milion eurosh dhënë qeverisë së Shqipërisë me synim hartimin e masterplanit të gazit. Nje vendim i tille u be publik permes nje deklarate per shtyp te Ministrise se Energjise dhe Industrise.

Ky grant i sapo miratuar nga WBIF, sëbashku me mbështetjen që është siguruar ndërkaq nga Republika e Azerbaxhanit, kompania SOCAR dhe Bordi drejtues i projektit TAP, shënojnë një moment të rëndësishëm në rrugën e gazifikimit të Shqipërisë.

Masterplani do të ketë për synim përgatitjen e një studimi rreth vlerësimit të kushteve dhe nevojave teknike e komerciale, lidhur me kapacitet absorbuese; përdorimin për nevojat për energji;  infrastrukturën e shpërndarjes për Gazifikimin e Shqipërisë.

Masterplani do të mund të identifikojë edhe projektet prioritare investuese që konsiderohen të nevojshme për lehtësimin e gazifikimit të Shqipërisë.

Diversifikimi i burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji, rritja e sigurisë energjitike mbetet një objektiv primar i qeverisë së Shqipërisë.

 

Share This Article
5 Comments
  • Tap-i na e ka bërë mendjen tapë? Unë nuk e kam hallin te masterplani qeveritar i gazifikimit nëpërmjet T A P,le të bëhet si është me mirë. Une e kam hallin te ajo që kam degjuar nga specialistët tané të naftes e gazit!? E dini cfare thònë këta,-thonë që “gazi i vëndburimeve shqiptare mjafton për të plotësuar nevojat e vendit”? Atehere lind pyetja: përse nuk thuhet asgjë për keto vendburime,per kapacitetin e tyre dhe per implementimin e nje masterplani me gaz shqiptar??? Di kush t’i japë përgjigje këtij shqetesimi dhe ketij gazifikimi qe mund te jetë shume me i lirë për shqiptarët? Nuk jam kunder T A P,le te jete investimi plus i tij dhe me avantazhe punesimi e fitime te tjera por mua më shqeteson ajo qe thashë dhe pyeta dhe qe po e perkufizoj si formula “importi eshte i shtrenjtë,malli i vendit eshte i lirë”? Ka ndonjë “sekret mafioz” për shqiptarët në këtë pike??? Tung por,… pasi të më kini dhënë përgjigjen! Fundja s’e dua vetëm unë?

  • @@@ Tap-i na e ka bërë mendjen tapë? Unë nuk e kam hallin te masterplani qeveritar i gazifikimit nëpërmjet T A P,le të bëhet si është me mirë. Une e kam hallin te ajo që kam degjuar nga specialistët tané të naftes e gazit!? E dini cfare thònë këta,-thonë që “gazi i vëndburimeve shqiptare mjafton për të plotësuar nevojat e vendit”? Atehere lind pyetja: përse nuk thuhet asgjë për keto vendburime,per kapacitetin e tyre dhe per implementimin e nje masterplani me gaz shqiptar??? Di kush t’i japë përgjigje këtij shqetesimi dhe ketij gazifikimi qe mund te jetë shume me i lirë për shqiptarët? Nuk jam kunder T A P,le te jete investimi plus i tij dhe me avantazhe punesimi e fitime te tjera por mua më shqeteson ajo qe thashë dhe pyeta dhe qe po e perkufizoj si formula “importi eshte i shtrenjtë,malli i vendit eshte i lirë”? Ka ndonjë “sekret mafioz” për shqiptarët në këtë pike??? Tung por,… pasi të më kini dhënë përgjigjen! Fundja s’e dua vetëm unë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *