“Jo sonte e dashur, ka ndeshje”

Ornela

Mbi 40% e meshkujve shmangin marrëdhëniet seksuale për të parë futboll.Derisa të përfundojë Kampionati Botëror në Futboll, meshkujt do të jenë më së shumti të fokusuar në lojën në fushë, se sa në ‘lojën në shtrat’. Një anketë e realizuar nga kompania e prezervativëve ‘Durex’ tregon se 42% e meshkujve, kanë pranuar se duan të shikojnë futboll, në vend se të kryejnë marrëdhënie seksuale. Mirëpo ka edhe kompromis, pasi 37% pranojnë të bëjnë seks, por para ose pas lojës dhe gjatë pushimit. Të sinqertë janë treguar 70% e meshkujve, duke thënë ndërsa bëjnë seks, gjatë tërë kohës mendojnë për futboll. Kjo anketë është realizuar për të treguar se shumica e meshkujve shtiren gjatë marrëdhënies dhe dëshirojnë të kryejnë atë sa më shpejtë. Fushata “Dont Fake It”, ose ‘mos u shtir’, dëshiron të tregojë se, dashamirësit e futbollit, janë të apasionuar pas lojës dhe duhet të lihen të qetë, derisa përfundon ndeshja.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *