Selia rozë (mavi) ka festuar dy ditë më parë 23-vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e përshëndetjes kryeministri i mëshoi faktit se tashmë e majta është e bashkuar si kurrë më parë. Pas takimit ai ka bërë dhe një “selfie” (foto të shkrepur vetë) me ish kryeministrin, Pandeli Majko dhe me bashkëshorten Linda. Ishte parashikuar që një foto e ngjashme do të bëhej edhe me ish-kryeministrin tjetër, Ilir Meta, por për shkak të nisjes së Botërorit, ky i fundit u largua disa minuta përpara se të përfundonte festa.
