Në fillimet e tij, kur u shfaq në spektaklin e humorit “Portokalli” të gjithë e kuptuan se Gaz Paja kishte një lidhje me Luftar Pajën. I biri trashëgon profesionin nga i ati dhe vazhdon suksesshëm në gjurmët e tij. Gjatë kësaj jave, në ceremoninë e organizimit për ndarjen e çmimeve Kult, ata janë shfaqur së bashku duke parakaluar në tapetin e kuq. Nuk kanë qenë në emrat e të nominuarve për të fituar ndonjë kupë, por shkuan aty për të nderuar kolegët e tyre në këtë organizim, i cili është pjesë e arenës kulturore të kryeqytetit për të dhjetin vit radhazi. Ndërkohë, Gaz Paja sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm në spektaklin e së dielës në ekranin e “Top Channel”. Përveç “Portokallisë” ai është angazhuar në filma po ashtu edhe në teatër.
