Shkëlzeni ruan imazhin e së ëmës

anazapta

Deri pak kohë më parë ajo nuk kishte një profil në Facebook, ndërsa përpara pak ditësh i është bashkuar familjes së madhe të rrjetit social, për të shpërndarë aty aktivitetet e saj. Po flasim për Zonjën Liri Berisha,  bashkëshorten e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Uuups! Nuk qenka kështu, pasi Shkëlzeni (djali) ka bërë një njoftim në  faqen e tij ku sqaron gjithçka për këtë adresë të rreme që është hapur në emër të zonjës Berisha.

“Kjo faqe e rremë vazhdon të marrë  vëmendjen e dashamirësve të Dr. Liri Berishës duke manipuluar me fotot e saj në aktivitete të ndryshme të cilat i merr nga faqja zyrtare e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë si dhe ëebsite të mediave të ndryshme.

Administratori/ja e kësaj faqe të gënjeshtërt, shkruan statuse në emër të  doktoreshës, shpalos sondazhe në emër të saj dhe i përgjigjet paturpësisht komenteve dhe falënderimeve që vijnë në emër të znj. Liri Berisha duke u prezantuar në vend të saj.

Në fotot bashkëlidhur këtij shënimi, ju kemi sjellë për ilustrim disa prej postimeve në këtë faqe të rremë, e cila, e theksojmë edhe një herë, nuk administrohet nga Dr. Liri Berisha, apo njerëz të autorizuar prej saj. Këto veprime të guximshme nga persona pa dinjitet, që nuk marrin parasysh pasojat që parashikon ligji në këto raste, do të denoncohen ne organet përkatëse,” shkruhet në njoftimin shpërndarë në faqen e Zenit. Në fakt mesa pamë ne, ai/ajo që e ka hapur, përveçse i ka bërë reklamë mamit të Shkëlzenit, asgjë tjetër të keqe nuk ka në atë faqe.

liri berisha

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *