Po vjen trami, po vjen trami…!

redaktor

Dy janë arsyet që më shtynë të paraqes për shqyrtim dhe denoncim anti variantin tim për tramin “made in” Basha. Së pari, vlera e objektit shkon në “rendin midis” 120 dhe 155.5 milionë euro, megjithëse për projektin janë harxhuar 760 mijë euro, që do të thotë se vlera e punimeve të paparashikuara apo të dyshimta shkon deri në 30%. Vini re, janë harxhuar 760 mijë për projektin e hartuar, e ky parashikon këtë rend, ose kufi financimi. Në vepra inxhinierike të nivelit shumë të lartë, kur projekti mund të ndeshet, ta zëmë, me kushte gjeologjike të padukshme apo të pa hasura, vlera e punimeve të paparashikuara shkon jo më tepër se 5%. Mbi këtë shifër të “ha bubi”. Duke ruajtur një respekt të veçantë për Kryetarin tonë të Bashkisë, i cili më së fundi e ndezi premtimin e tramit, po i bëj të ditur të ketë kujdes. Pasi mund t’i teket ndonjë kalem thyeri të maxhorancës e mund t’i hapë ndonjë dosje tjetër në Prokurori. I ka boll ato 200 e ca milionë eurot e rrugës të Kombit. Ç’i ha më i shkreti kurriz edhe me 35 milionë të tjera? Apo, “te mija edhe qinti”, 200 e ca milionë me 235 milionë aty e aty janë. Së dyti, nga konkluzionet që kam nxjerrë unë, pas një studimi tmerrësisht intensiv prej jo më tepër se … një gjysëm sahati, mendoj se të paktën edhe për një brez tjetër moshe mbi atë të tranzicionit demokratik, asnjë nuk duhet të shesë më, (më falni për shprehjen) pordhë e teori që fluturojnë me pras në “tajare”, pasi budallenjtë tashmë janë pakësuar shumë, e do të zhduken fare pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. Tani, vetëm pak durim për të më ndjekur në logjikën që kam përdorur, e secili të gjykojë si t’i dojë e bardha zemër. a-Investimi total është deri 135.5 milionë euro. b-Në tram do të udhëtojnë 90 mijë qytetar në ditë. c-Çmimi i biletës do të jetë 50 lekë. Duke bërë hesapet e nevojshme me këtë çmim bilete, del se ne një vit të ardhurat nga ky aktivitet do të jenë 90.000 x 50 lekë x 30 ditë x 12 muaj = 11 milionë e 570 mijë euro. Duke presupozuar se jo më pak se 60% e kësaj shifre janë shpenzime, atëhere del se fitimi (maksimum) i supozuar është rreth 4.6 milionë euro në vit, i cili i shtrirë në krejt investimin e parashikuar presupozon se ky, investimi shlyhet për 155 milionë : 4.6 milionë = 33.6 vite. Le ta zemë 30 vite, apo për të qenë krejt të sigurt, le ta themi 25 vjet! Pra, në një vend si i yni me borxhe deri në fyt, me të ardhura për frymë sa për të mbajtur frymën, pa industri, me bujqësi primitive, me energji me kosto të lartë gjysma e të cilës vidhet, duhet të investojmë me luksin që nuk i falet edhe vetë Parisit, qytet prej të cilit buron edhe vetë projekti. Tani le të bëjmë edhe një kalkulim tjetër. Nëse një autobuz mban deri në 40 pasagjerë dhe një rrugë Kombinat – Kinostudio bëhet për afro 50 minuta, për 16 orë (dy turne) një autobuz bën 16 orë x 60 minuta : 50 minuta /një rrugë = 19 rrugë, të cilat përballojnë 19 x 40 pasagjerë / një rrugë = 760 pasagjerë. Duke pjesëtuar numrin total të pasagjerëve 90 mijë me atë që transporton një autobuz 90.000 : 760, del se transporti me tram mund të përballohet nga puna e 118 autobuzëve. Në fund! Në se një autobuz blihet me një çmim afro 150 mijë euro, na del se e gjithë sasija e investimit për këtë sipërmarje, me transport me autobuzë kushton 118 x 150 000 euro = 17 milionë e 700 mijë euro. Të flasim me këmbë në tokë! Sikur të bënte vaki dhe e bukura Bashkija jonë të luante mendsh e të fuste 15 apo 20 autobuzë shtesë në këtë aks, Kombinati e Kinostudioja do të ktheheshin në lagje rezidente e banorët e tyre edhe me flori nuk do t’i ndërronin banesat, sikur edhe blloku të ofrohej në këmbim të tyre. Pas kësaj do të tepronin 132 miljon euro, të cilat në se do të ishin risk i Tiranës, ajo do t’i 10 fishonte rrugët e saj, do të 10 fishonte ujin (do të mbyteshim me të më së fundi), do të bëhej edhe me jo më pak se 10 poli qendra europiane, me disa 10-ra shkolla e kopshte, stadium futbolli tip Platini, stadium lojnash me dorë tip NBA-je, pishina të mbyllura olimpike, teatro (teatra) kombëtare, pallate koncertesh…eh, e ç’fantazi. Por më shumë fantazi ka Kryetari ynë i Bashkisë, i cili do të ketë parë këto net ndonjë ëndërr të keqe me trena e aeroplanë që u këputen rrotat, shoferët e të cilëve i bëjnë greva urie poshtë dritareve të zyrës e që ushqehen fshehtaz me gjethe kanabis sativa.

Epilog i rrëfenjës: Nëse në këtë botë thuhet se shteti është një e keqe e domosdoshme, në Shqipëri ai është kthyer në një të keqe që po mbyt të madh e të vogël. Tradita e saj nuk është asnjë gjë tjetër përveçse një pasqyrë e mjerimit të konceptit shqiptar të demokracisë: liri e plotë në mashtrim e demagogji, e pështirë në drejtim. Shembulli si më sipër, natyrisht nëse qëndron esenca e tij, tregon se jemi mbi kraterin e një vullkani të ndyrë që do të shpërthejë e do të na qelbë me produktin e tij. Për fat, shqiptarët nuk janë nga ata që mund t’ju a hedhësh kollaj. Nga gjithçka që kemi dëgjuar, jemi krejtësisht të bindur se nëse ka ndonjë organ që duhet përjashtuar nga çdo lloj e drejte investimi shtetëror është vetë shteti. Sa i takon organeve kontrolluese, OJQ-rave, prekurorive e gjykatave, ato janë kthyer tashmë në organe të atrofizuara komplet e në shpresë humbëse. Për çudi, ka mbetur vetëm një pushtet, një pjesë e mediave, rreth të cilave përditë e më tepër po grumbullohet tharmi i ardhshëm i drejtësisë e i revoltës të vërtetë demokratike. Le të shpresojmë për më tej.

Share This Article
12 Comments
  • Ka nje pike realistike tek epilogu, ne pergjithesi: Shteti nuk eshte elastik dhe projekte dalin mbi koston origjinale dhe kudo ka abuzime. Trami dhe Autobusi mund te ndahet si Vizioni dhe Praktika. I pari eshte mire per ambjentin, ka pasterti, kushton me pak per tu vene ne levizje dhe eshte me te rehatshem; i dyti eshte fleksible, i pershtatet terrenit e si dalin probleme te ndaje rrugen me makinat e tjera; po ashtu kushton me pak. Nga kerkimi ne internet del se aty ku kalojne 8 autobusa ne minute kemi 6 trame per ore.

    Problemi me tramin sic e shoh une ka dy pika thelbesore (1) Investimi/ paraja. Jemi shtet ne borxhe e xhepi yne nuk perballon shpenzime te tilla; igjithe shteti eshte ne borxh koke e kembe. [sa kemi lexuar qe Metereologjia Shqiptare eshte e paralizuar/ inekzistente!] (2) Llogjistika dhe infrastruktura; nje sistem modern operacional nuk mund te implementohet vec me deshire; fillon me sinjalistiken e sakte, edukaten e qytetarit ne makine, kontrollin nga shteti, rruget e riparuara etj.

    Nese Bashkia i gjen diku parate per nje projekt te tille; ne fazen fillestare do jete mire per ekonomine e do hapen vende pune; me pas s’ka per te qene rentable. Do ishte me mire te punohet me sa me pak shpenzime ne permiresimet e rrugeve, mjeteve e edukates rrugore. Si fillim, me shtim te autobuzeve ne linja, e pas nje 10 vjecari mund ti ri-kthehen kesaj ideje. Tirana eshte akoma qytet ne rritje, si e tille kerkon nje politike urbane afat-gjate, makinat shtohen por rruget kane ngelur njesoj. Nje lidhje me e mire e me e shpejte me periferine; do sillte krijimin e qendrave ku qytetaret do gjenin gjithshka ne zonen e tyre. Kur synon per projeket madhore e harron ato elementaret, realiteti te perball me fakte sh. te hidhura.

  • Si nuk ju vjen turp per shkrimin :me mire Tirana pa tram se ta beje ky kryetari aktual I bashkise,krahesuar me shkruesin militantet jane shume me te mencur se kaq. nuk besoj se do lejohet komenti Pellumb!!!!!

  • Ka edhe nje alternative tjeter. Eshte shume me ekonomike dhe ekologjike. Quhet trolejbuse. Jane autobuse elektrike. Kerkojne vec shtrimin e rrjetave mbi ta. Ndalon e leviz si autobus vecse nuk ndot ambientin. Cmimin e biletes e ka njesoj me autobusin. Thua eshte e veshtire per t’u realizuar?

  • SHKRIM IDEAL PER NJE VEND TE ZHVILLUAR ,JO PER BATHOREN
    ———————————————————————–
    Pa hequr asnje presje nga shkrimi i ketij autori apo intelektuali kaqe te munguar ne keto 24 vjet dua te ve ne dukje nje thenje te njerit prej presidenteve me jete gjate te Bankes Boterore Eugen Black(1949-1963) i cili thosh:”Ne vendet e Botes se trete,politikanet apo drejtuesit kane tre ‘mani’:Te ndertojne rruge pa asnje funksion,buste kryetare shtetesh dhe uzina çeliku”.Sikur ti kete thene keto llafe per salisjanet e mengjer e te djath-I-t te Bathores duke harruar vetem manine e katert te berit ‘KURBAN’.
    I nderuari autor i ketij shkrimi,problemi eshte qe ne kete vend nuk eshte bere njeri per te q.. ne B… por jane te gjithe e per 23 vjet me radhe.
    Ketu klasa politike e parlamentaret qe nuk perfaqesojne asgje perjashtu Wikilliks kane 24 vjet qe nuk flasin per ekonomi pa le llogari qe i ben TI e aqe me teper per ‘politika ek0nomike’ por kerkohet ne gjendje deliri te ndertojne objekte ne shkretetire per te ngelur ne histori.
    -Sa eshte demi i shkaterrimit te sistemit hekurudhor shqipetar ndertuar per 50 vjet?
    -Sa eshte demi i shkaktuar per shkaterrimin e sistemit te bonifikimit e atij hidroenergjitik etj etj..?
    Kjo e perditeshme me keto shkrime duhet ti hape rruge gazetarise ‘investigative’ per ti hapur syte sistemit gjyqesor.Ketu synohen vepra donkishoteske kur çdo shqipetar eshte 3 mije dollare borxh nga femija deri tek ai qe vdes sot,edhe 300 milion dollare nga FMN do shlyen borxhet’ biznesit’ qe na vodhi e kerkohet edhe borxh per te shlyer borxhin Çekeve per te BLERE STATUSIN —OSHQIPETARE SI NUK NA VJEN TURP QE NA DREJTOJNE ANTISHQIPETARE QE DHE HALETE E TYRE I BEJNE ME PROJEKTE TE HAJA E NUK NGELET GJE TJETER QE DHE GRATE TE NA I NDERZEJNE TE HUAJT E NE TE DUARTROKASIM ‘INTEGRIMIN NGA MBRAPA.Respekt per autorin e ketij shkrimi!

  • Desha t’a pyes artikullshkruesin: Pas sa vitesh pune dalin jashtë përdorimit këta 118 Autobuzë ( me fjalë të tjera; për 30 vjet, partia e Autobuzave prej 118 copësh mendoj se duhet zëvëndësuar rreth 4 herë që i bie një kosto 4 x 17.7 milion Euro = 70.8 milion Euro); pse nuk e ka përfshirë edhe këtë llogari në kosto ?
    Unë mendoj se Tramit i ka kaluar koha edhe në vëndet e Europës (nuk ndërtohen më sisteme të reja trami). Trami do të vështirsonte më tej qarkullimin rrugor. Zgjidhja ideale do të ishte Metro-ja por llogaritjet e fizibilitetit për momentin do të jepnin rezultate negative . Për mendimin tim, me një shumë prej (20 -30) mijë Euro, duhej kryer një studim për perspektivën e transportit (Transport me Autobuzë; me tram; me metro si dhe zgjidhje të plotë të lëvizjes me biçikleta) në Kryeqytet. Një studim i dytë (që i shërben perspektivës por edhe vendimeve aktuale të KRRT ) do të ishte ai i studimit të ndërtimit të sistemit të transportit nëntokësor ( Metrosë) duke parashikuar edhe një afat (pas sa vitesh do ja vlente të fillonte ndërtimi i metrosë).

  • Trasporti me efektiv nga te gjitha pikepamjet kryesisht te ekologjise e turizmit do ish ai me kuaj e me pajtone e karroca qe do terhiqte tere turistet por problemi eshte qe i bejne ‘kurban’ ose i therin.

  • Sa qeveri kane kaluar dhe e kane lene qendren e tiranes si keq e mos me keq me ato lojnat e femijeve per turp. Si e kane hallin qe nuk po e rregullojne ate vendin ku dikur ishte gjelletorja e fleterrufete ?

  • Deshën ta bëjnë në Bolonja në linjën me San Lazzaro Di Savena (si Tirana me Saukun) por hoqën dorë si shumë i kushtueshëm dhe i kaluar në kohë, atëherë modifikuan rrugën dhe vazhduan me autobusët. Më duket një aventurë injorantësh ose rast për të vjedhur apo më mirë një farsë e Lules në prag të largimit të tij nga Bashkia si kënga e fundit e mjellmës, për të thënë se desha të boj një gjo të modhe. Një m….

  • Mbase Basha duhet te jete pak me modest , ta leri perkohesisht tramin dhe tu dhuroje qytetareve te Tiranes nje apo dy banjo publike.

  • Trami, Berisha dhe Tito. Trapi i Berishes do beje tram(p)in.. Ai po flet tamam si babai i tij ideologjik qw e la vendin te mbytur ne borxhe.Tamam si Titoja. Ky i fundit kur qe per vizite ne Amerike leshoi para gazetareve nje batute qe ka hyre ne histori. Kur kemba e Titos shkeli ne Amerike, bodigardi i tij i dha shefit dy keshilla: Marshall, dy gjera mos i harro: nyjen e kollares qw tw leviz sa andej-kendej dhe… kopsat e pantallonave mos i ler pa mberthyer…Dhe ai ne cdo dalje ne publik a ne konference shtypi here pas here levizet doren e djathte, nje here çonte lart te nyja e kollares, pastaj e çonte poshte, te kopsat e pantallonave. Kete e beri aq shpesh, sa nuk u shpetoi syrit te gazetareve. Dhe keshtu, ne konferencen e fundit per shtyp, ne perfundim te vizites se tij ne SHBA, njeri nga gazetaret i beri Marshallit kete pyetje:Zoti Marshall, kemi vene re qe here pas here doren e djtahte e çoni nje here ne fyt e nje here poshte. E keni kete veprim te pavullnetshem apo doni tú percillni ndonje mesazh amerikaneve?
    Marshalli e degjoi pyetjen dhe pa e humbur toruan mori mikrofonin e tha:Juve, djall gazetareve nuk u shpeton asgje.Dhe po jua jap pergjigjen. ju keni te drejte per ate lebvizjen e dores sime. Nuk eshte ndonje refleks, por e kam bere me vetedije, Kur e coja doren lart te kollarja une doja per tí thosha presidentit tuaj: Mos harro, zoti president, une jam ne borxh me ju deri ne fyt. Ndersa kur e çoja doren ketu poshte (dhe e uli doren poshte, mes kembeve) i thosha presidentit tuaj: Per tí lare borxhet, une kwto kam…(kuptohet: topet). Ndersa ky i yni s’ka as tope…dhe do tw bejetram(p)! te na ngordhi fare…

  • E shkelqyer.
    Faleminderit artikullshkruesit,,,,sot e tutje do te lexoj me shume deshire cfare shkruan Bardhyl Emini.

  • Dakort me Danielin . Tramit i ka kaluar koha ! Eshte bere demode dhe do te prishe bukurine
    e kryeqytetit tone .Por me sa duket Basha e di leverdine e rrugeve si ajo e KOMBIT,ku ”rrojti”
    nja 240 milion dollaret . Edhe per tramin do te nxjerre nje ”dore ” te mire vjedhjeje . Prandaj
    Zoti Rama mos e lejoni nje gje te tille . Tash te modes jane bere metrot ,bile me shume se sa
    dikur. Miliona qytetare udhetojne ne metron e N/Y-Parizit-Meksikos-etj.etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *