T’i vihet fre këtij njeriu që ka lindur me të keqen

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Si ka mundësi që një njeri i çmendur të kthejë një institucion në një manicomia? Çfarë pjelle është kjo monstër që nuk i njeh kufijtë e poshtërsisë? Si mund që një i lajthitur të bëhet promotor i një lajthitje kombëtare? Këto pyetje duhet të kenë vetëm një përgjigje. Këmishën e forcës. Sa më shpejt, aq më mirë për Shqipërinë. Ky këlysh e sahanlëpirës bolshevik guxon të vërë në provë durimin e një populli të tërë. Sa do na duhet të durojmë prapësitë e një dallkauku delirant e të pashpresë? Mendoj se edhe marrëzia më e madhe duhet të marrë fund një ditë. De fakto shqiptarët i dhanë fund marrëzisë më 23 qershor. De jure duhet sot. Maxhoranca e ka në besë të popullit të vetë ta kryejë këtë. Ndryshe do të na bënte skeptikë në besimin që kemi tek ky pushtet që e votuam me gjithë zemër. E siguroj qeverinë që nuk do të humbë, por do të fitojë përkrahjen tonë nëse i vihet fre këtij njeriu që ka lindur bashkë me të keqen. Veç fjalë të mira për DITËN.

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *