Britania e Madhe do të mbështesë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Lajmi jepet nga “The Sunday Times”, duke iu referuar burimeve zyrtare qeveritare. Sipas gazetës, votimi për Shqipërinë do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, ndërsa pritet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
Kryeministri Cameron më herët kishte propozuar ndryshim të rregullave të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, ku sipas tij punëtorët që vijnë nga shtetet e tjera nëse nuk kanë të ardhurat mesatare të krahasueshme me ato të Evropës perëndimore, atëherë ata nuk mund të hyjnë në Britani.
Gazeta shkruan gjithashtu se disa deputetë konservatorë i druhen frikës se mbështetja për statusin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të sjellë një vërshim të shqiptarëve në Britani.
Britania ishte një nga 5 vendet që në dhjetor 2013 nuk miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si Franca dhe Gjermania. Por duket se turet diplomatike të Kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, në ato që u konsideruan vendet skeptike, kanë dhënë rezultat pozitiv.
Rreth dy javë më parë, Komisioni Europian përmes një progres raporti propozoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë pa kushtëzuar këtë proces me reforma apo veprime që duheshin përmbushur nga Shqipëria. Statusi, është një nga cështjet që ka bashkuar në një qëndrim klasën politike në vend, pasi si mazhoranca ashtu edhe opozita mendojnë se Shqipëria ka plotësuar kushtet.

Vertete do opozita qe ne te marrim statusin ? Dihet nga te gjithe se Basha shkoi gjoja per
lobing ne Gjermani, por ne fakt Ai paraqiti nje ”mal” me ankesa per Ramen si kryeminister’
gje qe te besh kete llogjika ta do se ben te kunderten e asaj qe deklaron. Shiheni sa do te
gezohet Saliun me banden e tij nqs nuk merret statusi duke ia hedhur fajin Rames .
Rendesi ka vetem c’fare duan shqiptaret,,,,,aspak c’fare do dhe ben lul-holandezi me nahijen e tij bandite.
Rendesi ka qe pas 23 vjetesh rrumpallhane dhe paralize poshteruese
nano-berishjane, nuk ka me asnje shans per te penguar axhenden e aspiratave te standarteve integruese te shqiptareve me BE-ne.
Qofte i shenjteruar verdikti i 23 qershorit qe hapi nje faqe te re per zhvillimin e Shqiperise.
Ky eshte nje lajm vertete i gezueshem
NORMALE
U DESH QE KRROUNI TE MERRTE 30 MILION EURO NE VIT PER TE BERE PO ATE PUNE QE E BENTE SHUME MIRE ANTIKONTRABANDA
DHE TONY BLAIR CA MILIONA PAUND “ASISTENCE” QE TE BINTE DAKORD ANGLIA
BE ESHTE NE DITET E FUNDIT DHE E KA MBYTUR KORRUPSIONI
DO NA RRJEPIN MIRE E MIRE DHE DO NA LENE EDHE NDONJE FATURE NGA KOLAPSI I TYRE QE TA PAGUAJME NE
ZGJOHUNI NGA GJUMI O NJEREZ.
Pershendetje DITA, e kam blere sot “The ST” vetem per kete artikull qe lexuesit tane ta shohin vete; do e shoqeroj me shume photo upoad online dhe informacion per kete institut te medias Britanike. Pak e cuditshme me duket tani ne formatin leter, ka 2-3 vjete qe nuk e blej kete gazete [jam regjistruar online dhe eshte me shpejt/ me lire ashtu – dhe te jepet mundesia te komentosh ne forum]
Ju lutem mos e shtyni kete lajm ne faqen tjeter qe mos te humbase. Me mirekuptim, dhe do postoj asap. pab. Flm.
The Sunday Times, futet ne ato qe quhet Gazeta Historike; per pasqyrimin serioz te lajmin/analizes, saktesine e ballafaqimin e fakteve, e ne fund sherbejne si Arkive. Ngelet gazeta me Influenciale e te Dieles, me qarkullim me te madh se 3-4 te tjerat se bashku. Njihet ne te gjithe boten per politiken korrekte editoriale e qualitetin e raportimit te ngjarjeve, te cilat shtrihen nga ato te perditshme, lokale e Britanike, deri ne te gjithe boten; po ashtu pasqyron cdo aspekt te jetes nga Politika tek Arti. Gazetat me te medha te botes e perdorin The Sunday Times si “sindikate” dhe pike referimi. I korrespondon ne qualitet “motres ditore” The Times.
***
Doli per here te pare ne 1821 me emrin “The New Observer”. The Sunday Times eshte themeluar ne 1822 si gazete kombetare me pavaresi editoriale. [pa lidhje ma The Times atehere, qe u themelua ne 1785] Kapi shume shpejt nje reputacion per dinjitetin, saktesine ne lajme te verifikuara dhe artikujt elokuente. Ne 1959 blihet nga Roy Thompson, nen drejtimin e tij gazeta publikoi suplementin e pare si Reviste me ngjyra ne 1962. Me pas ai blen The Time, dhe ne 1967, te dyja gazetat u publikuan nen okelion “Times Newspapers Ltd.” Nga 1978-1979 “The ST” nuk u publikua se sindikatat e punetoreve te shtypit nuk pranoin metoda moderne te printimit, pasi u arrit nje marreveshje Gazeta doli prape ne shtyp [ne kete kohe ne Britani, qe nga shtypi, minierat, portet, industria e makinave e deri tek pastrimi i pleherave, Sindikatat paten gjunjezuar vendin…deri kur erdhi Theceri…]
***
Ne 2008 fillon te botohet si gazette e plote me ngjyra, e shtoi ne menyre te rregullt 9 seksione gazetarie [ gati si gazeta me vete- shiko fotot me pas] dhe vjen me 3 Revista shtese; “Revista e Sunday Times, Kultura dhe Stili” Suplementet Gazetareske jane:
Sporti – diskutohet kampionati i futballit dhe sported e tjera ne Britani, si dhe ne bote.
Re-ekzaminimi i Lajmeve – editoriale per lajmet e javes qe kane kaluar.
Biznesi – shkruajne artikuj ekonomiste e financiere, keshilla, pasqryime, si eshte sot biznesi.
Paraja – marketet financiare deri tek shqetesime e njerezve te zakonshem [ka dhe kerkesa per ndihme, pyetje pergjigje etj]
Shtepia – nga cmimet e shtepive, kredine, rregullimet, kopshtin etj.
Udhetimet – si te gjesh nje holiday, ku te kalosh pushimet, pervoja/ rekomandime etj
Ne-Marsh – shoferlleku [driving] me cmime makinash te reja, dores se II-te, pyetje-pergjigje, dhe cdo jave ka nje makine te re qe testohet me rekomandimet perkatese.
[Sport“, “News Review”, “Business“, “Money“, “Home”, “Travel” and the “In-gear”. “The Sunday Times Magazine“, “Style” “Culture”.]
Kushton £2.50, peshon sa te dush : ) s’besoj se del nje e Djele pasdite ta lexosh te teren, e nuk besoj se e lexon kush te plote. Njerezit marrin ate qe ju interesojne, lajme-sport editorial e pastaj sipas rastit dhe kur te duhen per Shtepine/Udhetimet/Parane etj. Ne revista ka shkrime te sakte, nga autore te njohur. Per kete shkruan dhe A.A.Gill qe beri ate artikullin per Shqiperine. Ai nuk eshte gazetar “per se” e as punon direkt per The S-T, vetem paguhet rregullisht per artikuj. Rubrika e tij e plote eshte TableTalk, si Kritik Restorantesh. Gill ka nje stil te pa-zakonte, kalon ne reminishenca e “muhabete”, vetem nga fundi le 20-40 rreshta per kualitetin e ushqimit, ambjentin etj. Eshte teper influencial ne kete fushe e mund te “prishe apo te ngreje nje biznes” rralle jep 5* dhe eshte shume korrekt; d.m.th, jep gjithmone bakshish te mire per punonjesit e i respekton ato pa mase [kamariere/ barista etj] dhe s’pranon te hapje falas apo trajtim prioritar. Gill eshte dislektik [i jati ka bere ca progarme te bukura per BBC-ne] i martuar per se dyti dhe ka dy binjake; artikujt nuk i shkruan por i dikton ne telefon [akoma pretendon se nuk di te shkruaje sakte] e paguhet shume mire. Mund te quhet “celebrity journalist” dhe kjo i jep nje arrogance dhe gjuhe fshikulluese; ku nuk ka lene vend pa ofenduar. Ne disa raste, disa pronare restorantesh ja kane ndaluar hyrjen e ka pasur probleme.
Elokuenca, te folurit direkt dhe menyra si pershkruan dicka i kane bere shume tifoza; dhe kur ne nuk e pelqejme prape e lexojme [Gill, pertej aparences eshte enciklopedik dhe i mire lexuar] ne javet qe mungon ne Gazete dhe online shkruhet: “ A.A. Gill is Away” Kjo pati sjelle protesta lexuesish dhe u be si mode; me pas reportazhet qe ai bente neper bote, apo shkrimet me pushime u permblodhen ne nje liber “ A.A. Gill is Away” Kur mungon ai, gazeta con dike tjeter per te pare nje Restorant, por asnje nuk i afrohet A.A. Gill-it. Ne forum pervec ironise dhe humorit me spec, lexuesit shpesh i kujtojne “shkruaj per ushqimin se nuk na duhen idete e tuaja” por ai – ne ndryshim me shume gazetare – asnjehere nuk pergjigjet. Me shume sukses sesa ky, ka pasur nje tjeter pasqyrues Restorantesh, Michael Winner; nje ish-regjizor qe pati filma me Charles Bronson etj. Micheal ishte pompoz dhe harbut; por njerezit e donin [per ta lexuar, jo si person] se ai e bente kete “me te medhenjte” kishte pasuri e paguante vete per ushqimin ne restorantet me te shtrenjta [per ushqimin qe ha Gill paguan gazeta] Ka pasur nje rubrike “Winners Dinners +W. Letters” ku lexues nga gjithe Britania, conin “letra ironike e me te shara” te cilat publikoheshin cdo jave. Winner te bente te qeshesh sa here e lexoje. Vdiq ca kohe me pare, lexuesit u trishtuan shume, pasi s’ka te II-te si ai.
***
The Sunday Times eshte nje Miniere e vertet informacioni e analizash, zakonisht eshte shume korrekte pasi verifkon faktet ne shume menyra. Nje sukses i vonshem eshte kur Chris Huhne ish- Minister i Energjise u detyrua te jape dorehejqen, 10 vjet me pare pati mohuar se po niste makinen kur e kapi nje kamera shpejtesie. Ja kaloi piket se shoqes [Vicky Pryce-ekonomiste e njohur] pasi e ndan gruan e martohet me sekretaren, ish- e shoqja e denoncon ne gazette. Ministri perfundoi ne burg [se kishte genjyer tek policia!] gruaja po ashtu, e nje gjyqtare e rangut te larte qe i kish dhene disa keshilla dhe ajo genjeu ne fillim tek Policia. Piken me te ulet e ka pasur ne [1983 a 86? S’me kujtohet] Me Ditaret e Hitlerit qe i publikoi pasi disa historiane garantuan origjinalitetin e tyre, me pas doli qe ishte mashtrim [hoax]
***
Se bashku me The Times, The Sunday Times konsiderohet Gazete e establishmentit Britanik, editorialet e saj trondisin ministrat e cdo dikaster. Sic dhe ka scoop-e e analiza ne nivelin boteror per skandale te ndryshme qe perfshijne energjitiken, ushtrine, futballin etj [shih fotot per investigimin ndaj FIFA] dhe shpeshhere eshte ne nivelin me te larte llogari-kerkues, me nje force dhe besim absolut ne Opinionin Publik. Nese te “zbulon” The Sunday Times per nje shkelje a dicka, si ne anen personale [gabime/fallsifikime] a ne ate institucionale [shtet/ biznes] reputacioni juaj merr nje goditje, qe zakonisht eshte e pa-riparueshme. Artikujt e saj jane jashtezakonisht korrekte, e konsiderohen si prove nga policia, gjykata dhe shteti. Verifkohen ne shume nivele; prova/deshmitare/ dokumenta etj; gjithmone i jepet pales tjeter mundesia per ta hedhur poshte e te shprehe anen e saj; por dhe publikimi final nuk eshte i lehte; miratohet ne shume faza e perfundimisht kalon tek Juristet e Gazetes, te cilet qemtojne cdo fakt per te mos e lene te bjere ne Libel [defamim-shpifje, ulje te dinjitet a cenim te karakterit] gje qe ne Britani sjell pasoja dhe demshperblime te larta.
***
Per fotot e gazette se sotme dhe si eshte The Sunday Times ne leter, mund te shikoni ketu per rreth 40+ te tilla. Disa photo mund te kene kulaitet te mire qofte dhe per te lexuar nje artikull nese behen download ose zmadhohen.
Faleminderit, kujtdo qe na lexon.
http://pho.to/60CJp#
Artikulli i sotem i The Sunday Times, titullohet ” Deputetet Konservative godasin Kamerunin per mbeshtetjen qe do i jepet Shqiperise per te hyre ne EU”
Keta kane frike se 00-000 Shqiptare do vijne ne UK nga Shqiperia, “nje vend me shume krim te organizuar dhe trafikun e qenieve njerezore” e duan ti vene kushte te reja. Ideja e tyre bazohet ne “kualifikime shtese — per levizjen e njerezve, qe kane mireqenie dhe te ardhura deri ne nje fare niveli te pranueshem” Shqiperia -thuhet- ka papunesi prej 17% [2x me shume se UK] e rroga mesatare prej £305 ne muaj. Ka problem per korrupsionin etj.
Gjithsesi, qeveria Britanike konfirmon Zyrtarisht se kete here do e mbeshtese Shqiperine. Kush do ta lexoje artikullin e plote, mund ta shikoje pasi ne foto ka dale mjaft qarte.
Kush i lexon Gazetat.
_________________
Po bej nje shtese te fundit ne lidhje me Shytpin Britanik, [per ato te cileve u intereson] e meqe gjuha ime eshte e varfer ne krahasim me… e sjellim nga nje Serial i bukur komik, qe quhet ”Po Krye-Minister,” (Yes, Prime Minister) Po-Krye-Minister, sheh Xhimin qe arrin endrren e cdo politikani duke shkuar ne No 10 Downing Street. Pasi erdhi rastesisht ne pushtet duke protestuar kunder planeve te Europes per te zhdukur salcicen Britanike, K.Ministri i ri Jim Hacker perballet me probleme me te medha se perpara. Ndryshime ne kabinet, mundohet te ndaloje luftera te vogla e te shpetoje nje qen ne luginat e Salisburit.
Sir Hamfri (Humphrey) tashme Sekretar Kabineti, eshte me i vendosur se kurre ta parandaloje Hakerin (Hacker) qe most e beje asgje te re. Sir Hamfri bllokon, vonon, referon dhe ul cdo ide te re te K. Ministrit, se keshtu e ka Whitehalli, me traditen e “ te mos berit asgje, ne menyre mjeshtrore.” Kombinimi i Paul Eddington e Nigel Hawthorne si Hacker dhe Appleby, me Derek Fowlds qe eshte lidhja ndermjet pedantit Bernard, eshte fantastike. Duke dhene qartesine e reflektuar dobesite e te dyve, politikanit dhe burokratit. E bute si mendafsh, me konstruksion perfekt e loje mjeshtrore aktrimi, Po, Krye-Minister eshte nje pasardhes i denje i serieve, “Po, Minister” duke mbajtur popullaritetin original e fituar me shume cmime BAFTA ne vitet 1986-88 Askund se kam pare kaq bukur “konfliktin e Sherbimit Civil/ Nepunesit me Politikanin qe shkon e vjen”
***
Sir Hamfri po keshillon Krye-Ministrin per Shtypin ai i pergjigjet, me ca fraza klasike, kjo eshte nje nga pjeset me te bukura te gjithe serialit. Jim Hacker: “Mos me trego mua per shtypin. Une e di ekzaktesisht ate. Une e di se kush i lexon gazetat:
– The Daily Mirror lexohet nga njerezit qe kujtojne se drejtojne kete vend;
– The Guardian lexohet nga njerez te cilet mendojne se ato duhet ta drejtojne kete vend
– The Times lexohet nga njerez qe ne fakt e drejtojne kete vend;
– The Daily Mail lexohet nga grate e njerezve qe drejtojne kete vend;
– The Financial Times lexohet nga njerez qe jane pronare te ketij vendi;
– The Morning Star lexohet nga njerezit qe mendojne se ky vend duhet te drejtohet nga nje shtet tjeter;
– The Daily Telegraph lexohet nga njerez qe mendojne se eshte;
Sir Humphrey: “Krye- Minister, c’fare te themi per njerezit qe lexojne The Sun?”
Bernard Woolley: “Lexuesit e The Sun s’duan tja dijne se kush e drejton vendin, persa kohe qe ka ci*a te medha” (i referohet ketu Vajzave topless, ne faqen 3]
Per ta pare ne origjinal – efektin ne Angl e si teingellon kur thuhet me nje fryme – mund te gjeni ketu: https://www.youtube.com/watch?v=DGscoaUWW2M&feature=kp
——–
————–
——————–
Ne mesin e fotove, eshte nje gjysme faqe me “Pergjigje nga Mrs Mills” [Mrs- grua e martuar] ku lexuesit bejne “pyetje me sherr” e “ajo pergjigjet ne te njejten Forme. Ka ironi te lezetshme dhe “double entendre” [figure e shprehise me 2 kuptime] e sigurisht disa jave qellon me teper ne shenje se heret e tjera. “Kjo Pjesez” nga suplementi “Revista e The S-T” eshte nga me te preferuarat per lexuesit, sapo grisin plasmasin e gazetes shkojne aty. Identiteti i Mrs Mills nuk dihet, per vite qe kur filloi kjo rubrike njerezit [e media spekulojne] kush eshte Mrs Mills? Disa thonte mund te jete A.A.Gill, disa e kundershtojne; Gazeta s’na e tregon se kush eshte : ) E njerezit vazhdojne te spekullojne; sic benin me Stig te Top Gear.