Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, me të cilët diskutoi mbi problemet e komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare. Veliaj tha se një nga çështjet më shqetësuese për emigrantët shqiptarë në Greqi, ajo e toponimeve, ka marrë zgjidhje.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se jemi qeveri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e atyre që jetojnë në Shqipëri, por edhe e shqiptarëve që jetojnë në emigracion. Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri”, tha Veliaj.
Ai ftoi emigrantët të bëhn pjesë e investieve në Shqipëri si dhe të proovojnë vlerat e saj.
“Sot Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon, një biznes mund të regjistrohet për 24 orë, si dhe ka një politikë shumë miqësore ndaj biznesit. Ndaj gjykoj se në kushtet ku gjendet Shqipëria, diaspora jonë mund të jetë një agjent i madh e i fuqishëm marketingu për investimet në Shqipëri”, ka deklaruar Veliaj.
Në takimin me emigratët shqiptarë, ministri ka diskutuar gjithashtu edhe çështjen e transferimit të pensioneve, ku ka bërë me dije se sapo janë mbyllur negociatat me Kanadanë dhe janë në negociime e sipër marrëveshjet me shtete të tjera. Ndërkaq, Veliaj ka nënvizuar se po fillojnë negociatat me Italinë, ndërsa do të bëhen përpjekje të ngjashme edhe për emigrantët në Greqi.

Shpresoj te vazhdoni keshtu
Pergezime do merni nga te gjithe