Denoncimi i PD reagon MB: Dobrushi u pushua në 2 qershor

redaktor

Ministria e Punëve të Brendshme sqaroi se Binak Dobrushi prej datës 2 qershor 2014 nuk është më në marrëdhënie pune me këtë institucion. Ky sqarim erdhi pak orë pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila deklaroi se i emëruari i radhës nga qeveria në Ministrinë e Rendit, Binak Dobrushin, akuzohet si një “grosist i rrjetit të drogës në Tiranë.”

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp theksoi se “Binak Dobrushi, me detyrë shofer-mekanik në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Automjeteve të MPB-së, është larguar me motivacionin “Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së”.

Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, -theksohej në njoftim, – është iniciuar verifikimi i personalitetit.

“Për rastin e mësiperm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike”, sqaroi kjo ministri.

Share This Article
13 Comments
  • HE PRA KESHTU DUHET. E MIRA FARE TE ISHTE VERIFIKUAR NE KOHEN E DUHUR POR SIDOQOFTE EDHE KJO VLEN E RRIT BESIMIN NE POPULL. KUJDES NE PERZGJEDHJEN DHE EMERIMET QE BEHEN NE CDO NIVEL.

  • Mire qe trafikantin e droges e larguat ne puna, po ate qe nga xhenerik parku e beri zyrtar te larte, pse e mbani drejtor ne ministri?????????????????

  • O TAHIRO MOS U DEL NDONJE TRAFIKANT TJETER.PO TE GJITHE 10 DITE PARA SE T`I NXJERRE PD I VERIFIKONI?APO FALSIFIKONI LETRAT E DOREHEQJES/LARGIMIT???

  • ESHTE PUSHUAR ME 2 QERSHOR, POR KUR DHE PSE ESHTE EMERUAR MAFIOZI I DROGES NE POLICINE E RILINDJES SOCIALISTE?

    Kjo do te ishte nje pergjigje me e sakte e qeverise Rama-Meta, ndryshe do te besonin se RILINDJA socialiste:

    I KA VARUR UJKUT MELCITE NE QAFE.

  • idiotizma te PD, ska me c te meret………….harroi qe e mbushi ne cdo institucion me super te denuar e super trafikante………..

  • i majte jam socialist jam! por keto jane turpe ka plot socialist te rregullt e njerez te mire qe mund te jene ne administrate jo keto horra qe ne i ke luftuar gjate qeverisjes se pd! me vjen inat edhe turp njekohesisht

  • Mungesë e theksuar serioziteti në “politikat” e emerimit të personelit? Kësaj i thonë “emërim horrash dhe pastrim morrash”!? Ku është serioziteti te ky “absurd”?

  • Kush dhe si vlersohet personaliteti per njerzit qe merren ne administrate.Mbi c’sistem vlerash behet ai?Genjehet.Ju rrofshin letrat se per pune jane te paket ata qe mbas emrimit punojne me shpirt.Nuk ka kontroll te vazhdushem per disiplinen dhe rendimentin e nepunsve.Kjo eshte nje nga plaget e medha te administrates publike keto 23 vjet.

  • Semundja 23 vjecare qe administrata e shtetit shqiptar ishte vend punesimi per kriminele dhe shteti perfaqesonte vetem nje bande kriminelesh , erdhi koha qe te sherohet . Keshtu te ecet dhe te vazhdohet . Sa per PeDe-n mos u merrni me ta . Ata e kriminalizuan shtetin jo te shqiptareve , por te krimit deri tek pastruesit e institucionit ! Prandaj ky lloj pastrimi duhet te vazhdoje , leh apo nuk leh Saliu , Luli , Ristani apo PeDe-ja !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *