“Nisani”, Policia e Gjirokastrës sekruestron 130 kg marijuanë

redaktor

Policia e Gjirokastrës në vijim të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkoyike ka sekuestruar 125.4 kilogramë mariuanë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Pilicia e Gjirokstrës zbardhi detaje të këtij operacioni. Sipas njoftimit, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë marrë informacion në rrugë operative se në një rrugë dytësore në që lidh Lazaratin me  Dervicjanin  një automjet tip “Nisan” me karroceri  po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike në drejtim të kufirt të gjelbërt me shtetin grek.

Menjëhërë është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Nisani”.

Drejtuesi i automjetit me inicialet E.K, nga fshati Lazarat  ka dalë me automjetin tip “Nisan” në rrugë kryesore në afërsi të fshatit Goranxi dhe kur ka  ka parë se po e ndiqte policia, në afërsi të fshatit Haskovë ka devijuar nga rruga nacionale  dhe në një fushë poshtë fshatit Haskovë  ka braktisur mjetin me lëndë narkotike dhë është larguar me shpejtësi në kodrat mbi fshatin Haskovë, i cili tashmë është i indentifikuar nga ana jonë dhe po vijon ndjekia për kapjen e tij. 

Policia sqaroi se në brendësi të  autmojetit me targa GJ 0080 B, kishte tre  canta të mëdha shpine të mbushura me pako  lëndë narkotike, me mbishkrime të ndryshme  gjithësej 107 pako me peshë të ndryshme , ku 7 pako peshonin nga 2.2 kilogramë secila ndërsa 100 pako nga 1.1 kilogramë secila , gjithësej 125.4 kilogramë mariuanë. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *