Ministria e Financave çon në Prokurori dosjen për abuzimet me projektet e BE-së

redaktor

Ministria e Financave ka dërguar në prokurori dosjen e Auditit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian. Kjo sepse pas përfundimit të auditimit janë vërejtur shkelje në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së).Gjithashtu është kallëzuar penalisht edhe drejtuesi i agjencisë Pajtim Shehu, i cili mban përgjegjësi për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se “Shumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar. Tre punonjës, në përgjigjet e tyre kanë kundërshtuar të kenë dije, të kenë marrë pjesë apo të kenë firmosur në ndonjë nga procedurat apo transaksionet financiare për të cilat kanë qenë ngarkuar. Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marë pjesë dhe as kanë firmosur asnjë nga tenderta e kryera në 3 vite.”

Grupi i auditit ngarkon me përgjegjësi drejtuesin e agjencisë, Z.Pajtim Shehu për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, të urdhëruara, kontrolluara, miratuara, dhe firmosura prej tij në ushtrim njëherazi të të gjitha funksioneve të papajtueshme në fushën e menaxhimit financiar, si dhe për të gjitha rastet dhe shumat e konstatuara me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për faj të tij.”

Sipas Ministrisë së Financave lidhur me kontrollin ka rezultuar se “Agjencia ka shkelur rregullat ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, prokurimit publik dhe kontabilitetit. Nuk ka mbajtur aktivitetet e magazinës, si rrjedhim asnjë mall i blerë nuk është gjendje, dhe as që mund të provohet dalja ose destinacioni i tyre. Agjencia ka vepruar në kushtet e mungesës së plotë të një sistemi të kontrollit të brendshëm të menaxhimit financiar.”

Nisur nga konstatimet, Ministria e Financave e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm në Prokurori, duke kallëzuar penalisht ish-drejtuesin e këtij institucioni të rëndësishëm.Në përfundim, Grupi i auditimit ka dhënë 21 rekomandime për ndreqjen e parregullsive, zhdëmtimin e vlerave të përfituara/paguara padrejtësisht, si dhe për kallëzim penal të rasteve që përmbajnë elementë të veprave penale”, mbyllet njoftimi.

Share This Article
5 Comments
  • Te gjithe shperdoruesit e parave te shtetit duhen domosdoshmerisht te dalin para gjygjit e te pergjigjen deri me nje e te marrin denimin e merituar.

  • Llalla tha para disa kohesh per demaskimin e nje spiuni shume te rrezikshem ne radhet e politikes shqiptare !!!!

  • Te gjitha fondet qe kane ardhur,gjoja per projekte te rimekembjes se ketije vendi,jane ne kurriz te popullit,do te shlyhen se asgje nuk eshte falas…!Jane pervetesuar ne vazhdimesi ne menyrat qe dihen,e qe po te ngresh zerin per kete do te ndeshkohesh,sepse zinxhiri i ka hallkat deri atje nga vijne fondet…..!Agje nuk do ta gjeje Pajtimin sepse korrupsioni eshte i sofistikuar,nuk ka prokuror qe ndjek deri ne fund…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *