Trafikimi i qenieve njerёzore, shёrbim falas pёr denoncimin e rasteve

redaktor

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar sot linjat falas 116, 006, “Raporto dhe Shpeto” si dhe aplikacionin “Raporto dhe Shpëto” për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas tij, teknologjia është një mjet i mirë që duhet të shfrytëzohet për ta luftuar këtë lloj trafiku.

“Ne po përdorim teknologjinë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Raport- progresi ka vlerësuar pozitivisht hapat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne besojmë që me gjithë përpjekjet tona dhe hapat konkrete të hedhur në këto 8-9 muaj raporti do e nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim”, nёnvizoi Tahiri.

Ambasadori i SHBA-së, Aleksander Arvizu vlerësoi angazhimin e qeverisë për të luftuar këtë trafik që nuk janë vetëm statistika, por njerëz të dëmtuar.

“Në këtë trafik nuk kemi vetëm statistika, por njerëz të dëmtuar. Është e qartë që kjo qeveri po ndërmerr hapa të rëndësishëm. Kjo qeveri e ka marrë me seriozitet dhe po bën përpjekje. Besojmë se përmes angazhimit të plotë nga ana e kryeministrit Shqipëria do ia dalë mbanë. Veçanërisht ajo që ne presim të shohim është një bashkëpunim më i madh mes hetuesve prokurorëve e qytetarëve në mënyrë që sa më shumë persona të mund të ndalohen e ndiqen penalisht për shkelje të ligjit”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *