Michael Schumacher zgjohet nga koma. Lajmin e mirё e konfirmoi zyrtarisht menaxherja e ish pilotit gjerman, Sabine Kehm. Ish piloti, i cili pësoi një aksident të rëndë në alpet franceze teksa bënte ski, tashmë ka dalë nga gjendja e komës dhe komunikon me gruan dhe fëmijët e tij. Ai do të fillojë një tjetër fazë atё e rehabilitimit.
“ Michael tashmë është larguar nga spitali i Grenoble për të vazhduar periudhën e gjatë të rehabilitimit. Nuk ndodhet më në gjendje komen familja kërkon të falenderojë të gjithë, mjekët , infermierët dhe fizioterapistët ë spitalit të Grenoble. Ata së bashku me ndërhyrjen e shpejtë në momentin e aksidentit kanë bërë një punë të shkëlqyer. Falenderimet e familjes i shkojnë edhe të gjithë personave që kanë dërguar urimet e tyre për Michael. Me mirëkuptimin e të gjithëve kërkojmë që faza e rehabilitimit të zhvillohet në qetësi, larg interesit publik”, tha Kehm.
1 Comment

Urime Schumit dhe sherim te shpejte!