BE, Marrëveshje Asocimi me Gjeorgjinë dhe Moldavinë

redaktor

Këshilli i BE-së i ka hapur rrugën nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocimit me Gjeorgjinë dhe Republikën e Moldavisë. Në një komunikatë për shtyp, Këshilli deklaron se këto marrëveshje synojnë thellimin e asocimit politik dhe integrimit ekonomik me BE-në dhe do të çojnë gjithashtu drejt vendosjes së një zone të kompletuar të shkëmbimit të lirë me këto dy partnerë.

Shtetet Anëtare të BE-së kanë adoptuar aktet juridike, që i japin forcë ligjore BE-së të nënshkruajë këto dy marrëveshje. Këshilli ka vendosur gjithashtu t’i akordojë dy partnerëve, mundësinë për të aplikuar, përkohësisht, dispozitat përkatëse në lidhje me shkëmbimin e lirë, përpara ratifikimit të marrëveshjeve nga të 28 vendet anëtare të BE-së.

Këshilli i BE-së ka miratuar gjithashtu tekstet juridike në lidhje me përmbylljen e dy marrëveshjeve. Këto tekste do t’i dërgohen Parlamentit Europian me synim ratifikimin formal të marrëveshjeve.

Të dy marrëveshjet pritet të nënshkruhen gjatë Këshillit Europian të 27 qershorit, në të njëjtën kohë me nënshkrimin e Marrëveshjes mes BE-së dhe Ukrainës./im.ta/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *