Manfred Weber, është zgjedhur në krye të Partisë Popullore Europiane (PPE), në vend të Joseph Daul i UMP-së franceze. Weber, do të kryesojë grupin parlamentar PPE për legjislaturën në vijim. Anëtar i Unionit Kristian-Social gjerman (CSU), ai ka lindur në vitin 1972 në Bavarinë e poshtme dhe është inxhinier me profesion.
Weber ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin fitues të zgjedhjeve europiane për postin e Presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker.
“Eshtë e qartë, në Parlamentin Europian, që ai do të jetë kandidati ynë në 15 korrik (datë e Samitit ku do të propozohet presidenti i ardhshëm i KE-së). Ne mbështesin Juncker dhe ne presim nga Këshilli që të propozojë Juncker, si President të ardhshëm të Komisionit “, ka deklaruar Weber për EuroparlTV.
Manfred Weber është zgjedhur për herë të parë si deputet në Parlamentin Europian në legjislaturën e 2004-s. Midis 2006 dhe 2009 ai ka koordinuar aktivitetet e PPE-së në Komisionin e Lirive Civile të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme. Në vitin 2009 ai u zgjodh zv. President i PPE-së.
PPE është grupi i parë politik me peshë më të madhe në Parlamentin Europian, që doli fitues pas zgjedhjeve të majit 2014.
