Tërhiqet Basha, opozita pjesë e reformës territoriale

redaktor

Opozita parlamentare do të jetë pjesë e diskutimeve për reformën territorial, duke hequr dorë kështu nga bojkoti, tashmë kur mazhoranca është pothuajse në fund të hartimit të saj. Një tërheqje e tillë është bërë e ditur nga vetë kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të PD. Justifikimi që çoi në një vendimmarrje të tillë është pikërisht baza demokrate.

“Qyetarët po ngrihen  të parët në frymën e Kushtetutës, që njeh  të drejtën e tyre sovrane për t’u pyetur. Ky është një lajm shumë i mirë për demokracinë, për kushtetutën, për ligjin, për ndergjegjen demokratike të shqiptarëve, për dinjitetin e tyre. Gjatë turit tim për zgjedhjet në parti, kudo takoj qytetarë, intelektualë, profesionistë, punonjës, fermerë, të djathtë, të majte, pa përkatesi politike, të cilët më shprehin mospranimin dhe shqetësimin e tyre për hartën qeveritare e kërkojnë të dinë se çdo të bëjë opozita. Gjithë kjo ndjeshmëri e lartë na impenjojnë  si opozitë për të ndërmarrë  veprime të reja, për të qenë me qytetarët, mes qytetarëve dhe për qytetarët në ketë betëjë të madhe”, deklaroi Basha.

Për këtë, demokratët do të paraqesin alternativën e tyre, ndërsa kanë nisur konsultimet me donatorët dhe shoqërinë civile, pasi baza u është ankuar për projektin e qeverisë.

PD i qendron idesë se nuk mund të bëhet në fillim harta territoriale, e më pas reforma decentralizuese.

 

“Për ne demokratët është e papranueshme që reforma të filloje e të mbarojë me hartën por është po aq e papranueshme qe harta, e bërë njëanshmërisht dhe arbitrarisht të sherbejë si detyrim për të bërë reformën decentralizuese, qofte edhe nëse kjo, korigjon në ndonjë mase te caktuar, problemet qe krijon harta qeveritare”, sqaroi Basha.

E si për ta servirur sa më të besueshme këtë nismë të demokratëve, kreu i PD-së e ritheksoi dhe njëherë tjetër opsionin i protestave popullore, neës mazhoranca s’do të pranojë një process gjithëpërfshirës.

Ndërkohë se opozita i ka nisur konsultimet me vendet donatore të përfshira në këtë proces, dhe në një proces të gjerë konsultimesh ndër të tjera do të dëgjojë dhe tre shoqatat që paraqiten variantet e tyre, por që qeveria nuk i mori parasysh.

Share This Article
5 Comments
  • BASHE! SI MINISTER I JASHTEM FALE TOKEN GREQISE, SI MINISTER TRANSPORTESH VODHE QINDRA MILIONE EURO ME RRUGEN E KOMBIT, SI MINISTER I BRENDSHEM MORE PJESE NE VRASJEN E KATER VETEVE!
    TI DUHESH RRASUR NE BURG QE TA SHIKOJNE TE TERE CFARE QULLACI JE. NE TE KUNDERT DO NA DALESH SI LEGJENDE URBANE!

  • —————————————————————————————————–
    Frikacak Peshkopie

    i biresuari familjes Berisha

    nje hajdut, vrases dhe pasuruar me leket e VEFA-s,

    qe bertet me ze femre, me ecje femre, i pispillosur si femer, i mbytur ne xhel

    po i trembet arrestimit bashk me bab-biresusin e tij Sali Bisha.
    ——————————————————————————————————-

  • O zoti Basha ! Eshte ne te miren e vendit qe te shtrohesh ne bisedime me mazhorancen per te bere debat per ato elemente te reformes teritoriale qe ju i shikoni ndryshe nga projekti.Leri me nje ane pompozitetet gjate debatimit per kete problem dhe mos na sill ne vemendje se “te imponon dhe se e kundershton populli”projektin e qeverise “prandaj do te bejme cdo perpjekje qe te mos miratohet”.Leri keto brockulla dhe bashkohu me mazhorancen nepermjet nje debatimi kritik dhe sygjerimeve konstruktive per ta bere reformen se eshte per te miren e vendit.

  • Sa shpirte liqe qe jane.Turp.Kane muaj qe kundershtojne reformen territorjale si femje tekanjoz dhe tani me pafytyresi kerkojne te hyjne ne komisjon.Sa te vonuare!Keta do te marrin pjese ne komisjon por kujdes se do te veprojne si Dasho Aliko ne Lazarat.

  • ————————————————————————————
    Ku eshte serioziteti apo burrerria e kesaj “Cete-Verioresh PD” ?
    ————————————————————————————

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *