Ai tani është heroi i Zvicrës, por 10 vjet më parë donin ta dëbonin

redaktor

Është minuta e ‘92 e ndeshjes Zvicër- Ekuador. Valon Behram rrëmben një top brenda zonës së zvicerianëve, pas një rreziku real që Ekuadori mund të shënonte. Niset me top dhe pavarësisht ndërhyrjes së ashpër të një kundërshtari, reziston dhe nxjerr ekipin në një kundërsulm të shpejtë. Dhe, Zvicra shënon golin e fitores në sekondat e fundit.

Është ky moment që tashmë e ka kthyer Valon Behramin në heroin e ditës për zvicerianët.

Por, historia e tij nuk ka qenë aq e thjeshtë.

10 vjet më parë, ai ka rrezikuar seriozisht që të dëbohet nga Zvicra.

Është dashur ndërhyrja e një politikani, baba i shokut të Behramit, dhe një peticion i fqinjëve të tij zvicerianë, që Valoni të qendrojë në Zvicër dhe më pas të bëhet nënshtetas i saj.

Ndryshe, ai do të ishte dëbuar për të jetuar në Kosovë.

Një ditë, ndërsa po luaja me djalin e politikanit, erdhi lajmi i mirë”, kujton me gëzim atë kohë Behrami.

Ai thotë se për këto që ka arritur në jetë, i detyrohet familjes.

Unë shkoja me pushime si një njeri normal. Ishin prindërit e mi ata që sakrifikonin duke punuar gjithë ditën dhe më pas duke më dërguar në stërvitje. Për babanë tim ishte një sakrificë e madhe. Për mua ishte vetëm një kënaqësi, sepse mua më pëlqen të luajë futboll”, thotë Valoni.

Tashmë ai është bërë një nga njerëzit më të dashur në Zvicër. Dhe, kjo gjë u përforcua edhe më shumë pas ndeshjes kundër Ekuadorit

Share This Article
6 Comments
  • Keta jene mercenare e jo shqiptare,ne dejet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari,po gjak i dhier zagari qe lehin per padroneg e tyre,komplimenta kosovarre…

    • urime e meriton fitoren po perderisa sk tranjer te mire kosova dhe shqiperia per te mbledhur nje kombetare te pa korruptuar dhe pa nderhurjen e presidenteve te klubeve sportiv nuk ka per tu ber kombetarja e t e dy vendeve shqipfolese urime cunave se me ta doni apo ni krenohemi sepse tregon qe jemi komb qe nxjerim njerez te medhenj

  • Valoni eshte i shkelqyer ne rolin e tij –Edhe Pele tha para disa muajsh se Berhami eshte lojtari me i mire ne Bote ne pozicionin e tij

    Ndersa ne ndeshjen kunder Ekuadorit , Valoni ishte me te vertete heroik –Ai i dha fitoren Zvicres

  • Ndoqa ndeshjen tek RSI La2 (kanali tv i Zvicres italiane) dhe si komentatori ashtu edhe gazetaret e ftuar ne studio folen me respekt dhe me superlativa per Behramin, Mehmedin, Shaqirin duke mos pasur asnje lloj paragjykimi rreth origjines se tyre. Zotesia dhe talenti mposhtin cdo qendrim racist. Kam pershtypjen se shume shqiptare gezuan per fitoren e Zvicres per faktin se aty luajne shume futbolliste me origjine shqiptare dhe me vjen keq qe te merren neper goje keta djem nga ndonje nacionalist ekstremist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *