U mbyll Panairi i 16-të i Librit në Prishtinë

anazapta

Panairi i 16-të i Librit në Prishtin u mbyll po në të njëjtën ditë që u bënë edhe zgjedhet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, më 8 qershor 2014. Edhe pse kjo koincidencë, përsëri nuk u zbeh aspak aktiviteti i organizuar në ambientet e Pallatit të Rinisë nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Aktiviteti iu kushtua 450-vjetorit të lindjes së Shekspirit, 200-vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës, 170-vjetorit të lindjes së Zef Serembes, 140-vjetori të lindjes së Shtjefë n Gjeçovit, 100-vjetori të lindjes së Octavio Paz, 100-vjetori të lindjes së Marguerite Duras,100-vjetori të lindjes së Sterjo Spasses, 100-vjetorit të lindjes së Mehmet Gjevorit. Të gjithë këtë personalitete u kujtuan në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në. Në panair morën pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. U paraqitën rreth 4000 tituj librash, nga këta rreth 1200 ishin tituj të rinj. Panairin e  vizituan rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga ëjeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Panairi i parë, historik, është mbajtur nga 17-22 nëntor 1999, ndërsa të tjerët organizohen gjatë muajve maj-qershor.

 

“Saga ballkanike”, Luan Starova

Promovohet në Tiranë vepra e shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova, botim i Librarisë së Çarshisë. Promovimi u  mbajt në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës, me pjesëmarrjen e akademikut Ali Aliu, Prof.Dr. Shaban Sinani, publicistit dhe shkrimtarit Arian Leka, studiuesit Fatmir Sulejmani, i cili na sjell një lexim hermeneutik, një studim, i pari i këtij lloji, kushtuar veprës narrative të shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare, Luan Starova. Me këtë vepër hapet botimi i veprës së plotë të romaneve të tij. “Për herë të parë Libraria e Çarshisë paraqitet si botues i librave dhe jo vetëm kaq, por edhe si promotor i artit dhe kulturës nga Shkupi në trojet e tjera shqiptare. Është planifikuar të lëvizë jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por më pas të vazhdojë tek arbëreshët në Itali, në Gjermani tek shqiptarët mërgimtarë dhe gjithandej ku ka shqiptarë, për t’i prezantuar këto libra, sepse tema e cila trajtohet në këto botime ka të bëjë me shqiptarët nga të gjitha trevat ku janë” – shprehet Norik Selimi nga Libraria e Çarshisë.

 

“Marilyn”, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale. Ishte dashuri apo u bë e tillë më vonë ajo për kampionin e bejsbollit Joe DiMaggio? Zgjodhi dashurinë atë ditë që Aristotele Onassis i bëri atë propozim të rëndë: për të ngritur imazhin e Principatës së Monakos , donte që të bëhej gruaja e Ranierit. Por jo, ajo zgjodhi të martohej me Arthur Miller. Pati edhe dashuri kalimtare me Yves Montrand, Tony Curtis, Marlon Brando. Dhe miku Frank Sinatra bëri kodoshin me John Kennedy-n duke i hapur dyert e ëndrrës së fundit. Kënga legjendare “Happy Bithday Mr. President” që xhindosi zonjën Jackie Kennedy, ishte ndoshta kënga e fundit sublime e mjellmës. Më pas mbetën vetëm telefonatat e sikletshme të një Marilyn-i të shkatërruar.

 

“Fjalor i barbarizmave perëndimore në gjuhë shqipe”, Arion Hysenbegas

Fjalori nuk mund të mburret se është shterrues, se përfshijnë të gjitha fjalët e huaja që synojnë të hyjnë e të ngulen në gjuhën shqipe, por ka të drejtë të quhet një përpjekje e pastër, e prirë nga shqiptarizma, e cila dëshiron t’u tregojë të gjithë shqiptarëve një të vërtetë të shëmtuar, që rreket të brejë fjalorin e gjuhës amëtare, ta tjetërsojë, ta mëtojë.

 

“Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik”, Mimoza Karagjozi Kore

Monografia është hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva.

 

“102 minuta”, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.Një libër që rreket të japë të vërtetën e asaj që ndodhi me Kullat Binjake.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *