Duhej të ishte një sukses i Nigerisë, parë përbërjen e skuadrave, duhej të ishte madje një lojë fëmijësh. Por Nigeria ka ngecur në një barazim të bardhë me Iranin, duke kompromentuar pozitat e saj në një grup tejet delikat, ku Argjentina dhe Bosnja janë pretendentët për të kaluar në fazën e 1/8-ave.
Ndeshja ishte nën nivel dhe për minuta të tëra pa ritëm dhe gjallëri, aq sa publiku u detyrua të fërshëllejë i pakënaqur në pjesën e parë dhe në fund të 90 minutave.
Trajneri Nigerisë, Stëfen Keshi, i beson nga fillimi dyshes sulmuese Mozes-emenike, ndërsa Karlos Keiroz, portugezi që drejton Iranin, e kishte shumë të vështirë që të adaptonte një skuadër kundër Nigerisë.
Pasi Irani në këtë botëror është skuadra më e varfër, teksa federata vendëse ka urdhëruar lojtarët që të mos ndërrojnë as fanelat pasi nuk kanë të tjera!
Për kronikën e ndeshjes është e vështirë të gjesh një rast që të jetë mirëfilli mundësi goli, pasi të tilla nuk pati. Ndaj edhe tifozëria e pranishme në “Arena Braiksada” reagon sepse nuk është dakort me atë që sheh, ndonëse mes dy ekipeve, njëri është dakort me këtë mënyre loje: Irani.
Mbyllet 0-0 Nigeri-Iran, barazimi i parë në këtë Kupë Bote, si dhe ndeshja e parë pa gola.
Iran – Nigeri 0-0
Shënues: S’ka
Irani: Hagigi, Sadegi, Poladi, Hoseini, Montazeri, Hejdari, Xhegah (Jahanbakhsh 78’), Tejmurian, Safi, Nekuman, Goçanejhad
Trajner: Karlos Keiroz
Nigeria: Eniama, Ambrose, Oshaniva, Oboabona (Jobo 29’), Omeruo, Azez (Odemuinge 69’), Musa, Mikel, Onazi, Mozes (Ameobi 52’), Emenike
Trajner: Stefën Keshi
Gjyqtar: Karlos Vera (EKU)
Kartela të verdha: Tejmurian
Spektatorë: 38,0181
Illyria
