Kreditë e humbura të sistemit bankar nuk po e ndalin rritjen edhe gjatë këtij viti, megjithë masat
e shumta për të mundësuar fshirjen e tyre nga bilancet. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e
Bankave, në fund të muajit Prill, kreditë e humbura kishin vlerën e 67.3 miliardë lekëve ose
pothuajse 500 milionë euro, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa, që nga fundi i vitit 2013, kreditë e humbura në portofolet e bankave janë rritur me afro
4%. Aktualisht, kreditë e humbura përbëjnë afërsisht gjysmën e gjithë sasisë së kredive me
probleme. Sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, kredi të humbura klasifikohen ato me
vonesë mbi 365 ditë në kthim, por një pjesë e mirë e tyre gjenden në bilancet e bankave prej
shumë vitesh. Një nga arsyet e mosfshirjes së tyre ka qënë refuzimi i organeve tatimore, për t’i
njohur ato si shpenzime fiskale të zbritshme. Për këtë qëllim, gjatë muajit Prill u miratua edhe ndryshimi ligjor që përcaktonte kritere të qarta se kur tatimet i njohin kreditë e fshira si
shpenzime të zbritshme. Duket se do të duhen ende disa muaj për të parë nëse ndryshimet ligjore
do të jenë të efektshme për të mundësuar fshirjen e kredive pa shpresë kthimi. Pothuajse në të
njëjtën kohë, edhe Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloret e veta, për të
saktësuar përkufizimine kredive të humbura dhe për të vendosur një afat maksimal prej tre
vjetësh për fshirjen e tyre nga bilancet. Megjithatë, ndryshe nga ligji për tatimin mbi të ardhurat,
rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, ndaj prej tyre nuk pritet
ndonjë efekt i shpejtë.
2 Comments

“Kredite e Humbura” [nuk kane humbur, por (a) s’paguhen (b) s’gjindet menyra per ti -rimarre keto para] ne nje rritje te tille, e nese kjo nuk parandalohet [deri-diku] kane potencialin te shnderrohen ne nje bombe fiskale. Pasojat e tyre prekin borxh-dhenesit, te cilet shtrengojne paramentrat dhe “u iken deshira” per te dhene kredi; borxh-marresit, te cileve u ndikon ne nivele kredite, biznesi, tatime-taksa dhe fitime [a humbje] me vone; e te gjithe shoqerise, e cila paguan disa here, qe nga siguracionet tek humbja e besimit te institucioneve financiare.
Nuk jam ekspert finance vecse nje qytetar qe kam dashur te marr dikur nje kredi te vogel,rreth 5 miljon leke te vjetra.Per te marre kete kredi plotsova gjith dokumentacionin dhe burimet e te ardhurave te mija,por vec kesaj duhej te lija nje object tregtar si kolateral qe une e disponoja me tapi.Banka e nivelit te dyte ku aplikova, solli ekspertin nga Tirana per te cmuar vleren e objektit.Eksperti kerkoi 100 dollare per vlersimin.Objekti u vlersua sa 30 perqind e vleres se tregut(!),ndekaq vlerae kredise qe kerkoja ishte sa 25perqind te ketij vlersimi,dhe perqindja e kredise mu caktua 12 perqind.Po c’eshte kjo perqindje kaq e larte I thashe bankierit?-Eshte ne raport me bonot e thesarit m’u pergjegj ai(!).Natyrisht qe hoqa dore nga nje ndermarrje e tille me banken.Pyetja qe me mundon ne keto kredite e keqia eshte:C’jane keto kredi?kush i merr?kush i jep pa kolateral?.Dhe e fundit,si mund te jetoje nje banke qe nuk jep kredi?