Policia e Lezhës filloi procedimin penal ngarkim të 2 personave që i bënin presion të afërmes së
tyre që të ndahej nga i shoqi. Zyrtarisht policia e Lezhës, njoftoi se nisi procedimi penale për
shtetasen Marije P.,53 vjeçe dhe Andrea P., 22 vjeç, banues në qytetin e Lezhës. Një kallëzim
ishte bërë nga shtetasi V. J., 45 vjeç, banues në Pllanë të Lezhës, se i kanë shtrënguar
bashkëshorten e tij, shtetasen M. P., për zgjidhjen e martesës mes tyre. Policia po verifikon
rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Leave a Comment
