Gjergji Nika
Historitë e mijëra njerëzve që shkuan pa asnjë dyshkë në xhep dhe arritën të bëhen milionerë, pra ëndrra amerikane apo ajo që njihet si “American dream”, vijon të jetë sot e kësaj dite një destinacion për t’u arritur. Shembujt e sjellë nga filmat, librat, biografitë e ndryshme të njerëzve të suksesit, por edhe eksperiencat e përjetuara nga bashkëmoshatarët apo miqtë e tyre, kanë bërë që shumë prej të studentëve shqiptarë, si Klesti Qosej, ta prekin këtë ëndërr, ndërsa të tjerë si Enea Mema, të presin që ta bëjnë atë realitet. Të dy këta të rinj janë studentë, dallimi i tyre është se Klesti ka zgjedhur Varshavën ku studion për ekonomi, ndërsa Enea ka zgjedhur Tiranën, ku studion për marrëdhënie ndërkombëtare. E pavarësisht se vijnë nga dy eksperienca të ndryshme universitare dhe studiojnë në fusha të ndryshme, ëndrrën për Amerikën e kanë të përbashkët.
Të dy ata “kanë vënë në shënjestër” “Work and Travel USA”, një program shkëmbimi kulturor në nivel ndërkombëtar, i cili lejon pjesëmarrjen e studentëve nga anë e mbanë botës për t’u nisur në SHBA gjatë periudhës së verës, për të punuar dhe jetuar atje.
“Pritshmëritë e para, kujton sot Klesti, ishin për të pare një kontinent tjetër, për të përjetuar jetën amerikane, ose me saktë për të parë nga afër atë çka amerikanët e përkufizojnë si AMERICAN DREAM. Rasti i parë për t’u larguar dhe për të dalë në vete. Doja ta përjetoja jetën në mënyrë individuale, për të ardhur tek puna e parë dhe njohja e njerëzve dhe kulturave nga anë e mbanë botës”. Sot në distancën gati 3-vjeçare nga kjo eksperiencë ai vijon të jetë i frymëzuar nga kjo eksperiencë e re e jetuar, edhe pse vazhdon jetën e përditshme si student në Varshavë.
Gati për të zbuluar… Amerikën
Po ndërkohë për Enean, studentin tjetër që pret të nisë udhëtimin e tij, Amerika nuk është edhe aq e panjohur. “Kam pasur një eksperiencë me kulturën amerikane duke jetuar aty për një periudhë të shkurtër, pra më ka mbetur akoma një dozë amerikanizmi”, tregon ai duke qeshur. Ai mendon se i përshtatet plotësisht kulturës dhe konceptit amerikan, pasi arti saj dhe kjo kulturë kanë pasur ndikim të madh te ai. Në pritje për t’u bërë pjesë e zbatimit të këtij program Enea shpreson të krijojë miqësi të reja, të mësojë disiplinën e punës amerikane dhe të provojë eksperienca të cilat ofrohen vetëm nga vende të tilla si Amerika.
“Djali i Varshavës”
Por, le të kthehemi tek Klesti, “djali i Varshavës”, i cili e ka përfunduar programin tashmë dhe i është rikthyer studimeve. Për të, fillimi nuk ka qenë edhe fort i lehtë. Fillimisht është gjendur në situate të ndryshme të cilat duhet ti zgjidhte vetë. Gjithashtu, vështirësinë e ambientin të punës, impaktin me gjuhën, sidomos me dialektin jugor. Por, këto fakte nuk e penguan për të vazhduar më tej. Miqtë që ka njohur atje e kanë ndihmuar në çdo kohë, kështu që ky ishte një plus i madh. “Mund të them se nga çdo lloj vështirësie që kam kaluar, kam marrë një mësim të vlefshëm”, thotë ai.
Udhëtimi si metaforë
Ndërkaq për Enean, e gjitha që ka përpara është një etapë mjaft joshëse, të cilën mezi pret ta përjetojë e të marrë prej saj më të mirat e mundshme. Si një ish-basketbollist, edhe pse ka udhëtuar që i vogël në vendet e ndryshme të Evropës, është hera e parë që ai do të përjetojë një eksperiencë personale “alla amerikane”
“Gjeja e parë që dikush përfiton kur përballet me një kulture të huaj është pikërisht ballafaqimi me shokun kulturor që përjetohet. Gjithashtu, të dalësh nga përditshmëria është diçka që unë përpiqem ta vë në zbatim në jetën time të përditshme. Kjo është mundësi për të dal jashtë zonës së rehatisë. Njohja me kultura të reja, eksperienca të pa provuara që bashkëngjiten me pikëpamje të reja rreth jetës dhe larmishmëria e ideve rreth botës, mendoj se do më ndihmojnë mua për zgjerimin e botës time intelektuale”, thotë Enea.
Njeriu nga natyra është kureshtar, për vende të afërta apo të largëta, për të njohur njerëz dhe tradita. Gjithmonë është pyetja që vjen pas: si do të jetë jeta këtu, apo atje? Sepse çdo udhëtim është një metaforë për të gjetur veten. Për të ndërtuar veten. Pse jo për të zbatuar edhe filozofi : Me punë këmbëngulëse rezultatet e suksesit janë të garantuara. Dhe është shumë bukur kur këtë mësim e merr nga eksperienca të jetuara në Amerikë në sajë të programit ndërkombëtar Work and Travel.
Mundësia
Nuk keni çfarë të bëni në verë? Ja ku është Amerika
Qëllimi kryesori këtij program është njohja e studentëve të huaj me kulturën dhe me jetën ne Amerikën moderne, mundësimi i shkëmbimit kulturor midis shumë miqve të rinj internacional dhe zhvillimi i aftësisë së gjendurit të vetës në situate të ndryshme. Programi Workand Travel operon vetëm gjatë verës për 4 muaj (mjafton të bëni një kërkim në google dhe e gjeni shumë lehtë). Kushtet e punës, vendndodhja se ku do punoni edhe mënyrat e pagesës bëhen të qarta nga vetë programi para nisjes së kësaj eksperience. Kandidatët nuk kanë nevojë të kenë një eksperience pune, trajnohen edhe udhëzohen me të mbërritur në SHBA. Llojet e punës janë të shumtë, kasier, shitës, staf në hotel ose restorant, etj. Çdo pjesëmarrës i këtij programi i jepet një muaj i lire për të udhëtuar. Në këtë mënyrë të njihet më mirë me jetën amerikane, të përjetojë atë kulturë dhe ti japi pak nga kultura e tij.

Me pelqeu shkrimi,me pelqeu se eshte nje menyre veshtrimi dhe reagimi qe duhet te kene te rinjte ne shqiperi,se si ata-o mund te bejne realitet endrrat e tyre thjesht,duke studiur,duke pasur ide te tyret apo te marra dhe nga te tjeret per t’u bere dikushi ne jete,asgje nuk eshte e lehte ne kete jete,por me pune dhe vetem pune mund te besh gjithcka,ashtu sic kane arritur te bejne dhe te tjere te rinj qofte dhe nga vende te ndryshme te botes,pra kendeveshtrimi largpames per te arritur dicka ne te ardhmen,dhe jo arritja e shpejte,momentale e ”suksesit” eshte ajo duhet te kuptojne te rinjte tane ne shqiperi…bravo Gjergji…:)
Urime dhe sukesese të mëtejshme Gjergji është një shkrim me botë dhe i realizuar siç duhet. Të uroj dhe sugjeroj të vazhdosh të shkruash me të njëjtin ritëm dhe rigorozitet. Një shkrim ku presonalisht më ka bërë të reflektoj. Fjalët e shumta nuk e ndihmojnë njeriut përkundrazi janë humbje kohe çdo gjë tregohet mes punës dhe gjetjes që ke bërë në shkrim. Më pëlqen dhe ballaqimi i dy të rinjve që kanë jetuar dy realitete.
Urime dhe respekte
Oralda.
Me pelqeu kend-veshtrimi i shkrimit, gjetja e rasteve konkrete dhe perbaljja e perjetimeve te sejcilit, realizon balancen (ose ate qe ne gazetari quhet objektivitet) per te vertetuar perfitimet reale te programit. Urime Gjergji per kete “artikull” te pare.Suksese ne rrugen e gazetarise,alma