Britania “kërkesa speciale” në këmbim të votës pro-Juncker

redaktor

Ndërsa pritet kalimi i kandidaturës të Jean Claude Juncker si pretendent për postin e Presidentit të Komisionit Europian, Britania ka shfaqur një sërë kërkesash, që lidhen me përfitime postesh dhe portofolash, në shkëmbim të mbështetjes ndaj tij.

Burime të ‘Euroactiv’ kanë bërë të ditur se, Britania ka kërkuar që Komisioneri i ardhshëm britanik të emërohet gjithashtu zv. President i Komisionit Europian dhe të jetë i pajisur me një ‘super’ portofol, që përfshin kompetenca mbi tregun e brendshëm, konkurrencën, tregtinë dhe energjinë. Londra kërkon gjithashtu edhe postin strategjik të Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit, si edhe ‘përfitime të tjera shtesë’.

Por, i njëjti burim ka saktësuar se Juncker ka refuzuar kërkesën britanike për një rol ‘super’ të fuqishëm të një Komisioneri britanik.

Kancelarja gjermane Merkel, ka ndërmarrë një sërë bisedimesh diplomatike me vendet hezituese për të lobuar mbi kandidaturën e Juncker. Votimi i tij duhet të kalojë nëpërmjet një shumice cilësuese në Këshill, ku të paktën 55% e vendeve të BE-së, që përfaqësojnë 65% të popullatës, duhet të votojnë pro.

Sipas ‘Euroactiv’, kundërshtimi i Juncker duket se shkon në të njëjtën linjë me mospranimin e kësaj skeme nga lider të tjerë europianë. Problemi qëndron tek fakti se ky rol fuqizues mund të caktohet për maksimumi 4-5 Komisionerë, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të kategorizohet nën profilin e Komisionerit ‘junior’, të cilët nuk do të kenë as kabinetin e tyre, që minimalisht përbëhet nga 30 persona.

Ndonëse disa vende të vogla mund edhe të bien dakord të pranojnë këtë pozicion, është e pamundur për vende si Franca të trajtohet si ‘junior’ që duhet të japë llogari te ‘super’ Komisioneri përkatës. Ideja reformuese ka qenë prezantuar edhe gjatë presidencës së Barrosos, por pa rezultat.

Kryeministri britanik Kamerun ka kërcënuar se do të kryejë një referendum për të përshpejtuar daljen e Britanisë nga BE, nëse në postin e Presidencës së Komisionit Europian miratohet Jean-Claude Juncker.

Liderët e BE-së pritet të miratojnë kandidaturën e Presidentit të ardhshëm të KE-së gjatë Samitit të 26-27 qershorit. Parlamenti Europian do të mblidhet për ta kaluar në votim, në 15 korrik 2014./im.ta/

 

Share This Article
1 Comment
  • Dhelpra e zgjebosur angli na kerkuaka ”kerkesa apeciale”, akoma keto faqe e qime kuq duan
    te drejtojne popujt me mendjen e çalamanit Çurçill.
    Ç’fare race e politike bastarde, domosdoshmeri izolimi i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *