Presheva proteston kundër heqjes së lapidarit

anazapta

Në Preshevë mijëra qytetarë janë mbledhur në vendin ku më parë ngrihej Lapidari i Dëshmorëve duke zhvilluar homazhe, por edhe protestuar paqësisht ndaj heqjes së padrejtë të monumentit mëngjesin e së dielës nga policia serbe.

Në protestë po marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të UÇPMB-së.

Mësohet se në zonë nuk ka prani të madhe të forcave policore, ndërkohë pritet që liderët politikë shqiptarë të dalin me një deklaratë dhe mesa duket reagimi i tyre do të jetë i matur. / Gazeta Express

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *