Nëse do të kishim një hartë me ngjyra të Shqipërisë, kafja dhe grija do mbulonin pjesën kryesore. E kaltra do të ishte e lyer me njolla të zeza, dhe do të kishim dhe plot njolla të kuqe, duke gjykuar nga numri i aksidenteve, vrasjeve e vetëvrasjeve. Por, nuk do të mungonte një pikë e gjelbër: Lazarati, zona më bio e Shqipërisë moderne. Që shteti e ka humbur deri më tani betejën me Lazaratin, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Ka humbur sepse ekonomia e tregut që kemi ngritur e bazon suksesin mbi anashkalimin e ligjit, sepse paraja komandon politikën, sepse mundësitë për mbijetesë janë reduktuar dhe mbijetsa nuk përfill moral e principe, sepse e ashtuquajtura luftë kundër drogës nuk mund të fitohet as në shtete më të organizuara, dhe mbi të gjitha, në kohën që jetojmë vetë termi i “luftës kundër drogës” është zhvilluar si koncept. Amerikanët tentuan të ndalojnë alkoolin para ndoca 100 vitesh, çka nuk i detyroi njerëzit të mos pinë, thjesht i dha shans mafias të fuqizohej.
Nëse sheqeri do të dalë i jashtëligjshëm (për të mbrojtur me të drejtë diabetikët e obezët) kjo nuk do i ndalojë njerëzit ta gjejnë, thjesht do rrisë çmimin e do krijojë një parajsë të re trafiku. Atëherë, çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar me Lazaratin? Dje pati një përpjekje, të shohim se sa do shtrihen në kohë efektet e saj.
Nëse ndodh si zakonisht që pas ca muajsh çdo gjë rikthehet si më parë nuk është turp të thuash që nuk e lufton dot. Turp është ta lësh si një zonë autonome të paligjshme. Dhe atëherë ndoshta, duhen mednuar metoda alternative. Duhet përmirësuar legjislacioni, duhet modernizuar mentaliteti e qendrimi ndaj drogave të lehta, duke liberalizuar përdorimin por edhe mbjelljen. Meqë përdorimi i marijuanës “terapeutike” po gjen gjithmonë e më tepër përkrahje në botë, shteti mund të legalizojë kultivimin në zona të përcaktuara e të monitorojë rreptësisht tregëtinë e saj. Milionat që i shkojnë mafias e që indirekt fuqizojnë anti-ligjoren, mund të hyjnë në arkën e shtetit e të përdoren për qytetarët që kanë mungesa të theksuara shërbimesh në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, turizëm. Por, e gjitha kjo vjen duke pranuar humbjen e duke nisur një qasje të re ndaj marijuanës jo më si drogë, por si agri-kulturë. Të shohim si do jenë ditët pas kësaj të djeshmes në Lazarat

Ky aksion ka arritur te pasqyrohet tek mediat Britanike
Indy, I referohet AP-se, ndersa Guardian tek Lajme-Bota-Europe, bazohet tek raporti i kanalit televiziv A1 [kete TV e degjoj per here te pare]
http://www.independent.co.uk/news/world/europe/albanian-cannabis-gangs-turntheir-firepower-on-police-in-lawless-village-of-lazarat-9541720.html
http://www.theguardian.com/world/2014/jun/16/albania-police-lazarat-cannabis-marijuana-crackdown
Megjithese jane “lajme te thata” kane vlere, nese lufta ndaj krimit behet prioritet i qeverise, gradualisht do ndryshojne dhe perceptimi i nderkombetar per Shqiperine. Ketu ka vend per nje pohim te Sinqerte: Reputacioni Yne eshte ne nivel shume te ulet.
—
Per sa me lart, jam dakort me z. K.C. duhet pare faktet ne te gjithe boten, dicka thelbesore nuk mund te injorohet perjetesisht nga Qeverite dhe Shoqeria; Luften ndaj Droges e kemi humbur. Megjithe punen operative, pergjimet, arrestimet e burgosjet; droga lulezon ne cdo lloj forme. Ngelet nje nga pikat baze te kriminalitetit te organizuar e atij individual. Sa mbyllet nje rruge, krijohen te tjera, sa kapet nje grup vendin e tij e zene shperndares te tjere, sado te forta te jene denimet – qofte dhe ato me vdekje, kine/ tajlande/ singapur/ malejzi/ kube egjipt – jane 32 te tilla- prape trafiku vazhdon.
Problemi i droges, qe ne mbjellje, shperndarje e perdorim; do diskutime te gjera e te hapura ne perputhje me faktet; ku duhen perfshire juriste, mjeke, eksperte te policise, financiere dhe e gjithe shoqeria. Ne fillim mund te bazohen tek klasifikimi i tyre; p.sh. ne Britani per disa vite Kanabisi [hashish] u fut ne grupin C – “drogat e lehta” dhe perdoruesi nuk denohej; ca vite me pare u kalua ne klasen B, nese kapesh 3 here me te denohesh me burg, si perdorues. 50% e Publikut Britanik ishte dakort per de-kriminalizimin e kanabisit. Mendoj se shteti do kishte disa perfitime, po te ushtronte kontroll mbi drogat e klasave te tilla; (a) shume prej tyre kane perdorim mjeksor (b) kontrollon te ardhurat e i takson ato (c) krijon hapesira te vogla rajonale ku persona liberale/ apo ekperimentale mund te provojne te gjejne ne menyre te sigurte ate qe kerkojne. (d) duke krijuar transparence e kontrolle, ulin kriminalitetin. (e) Policia fokusohet tek prioritetet, per cdo arrest perdoruesish me 2-3 cigare kanabis ne xhep ke 1-2 oficere policie me pak ne rruge, duke mbushur forma; marre me bureokraci te panevojshme; (f) nuk kriminalizojme qytetare te pafajshem.
Perdoruesit do bejne cmos ta gjejne ate qe kerkojne, njerezit vdesin me shume nga aksidentet rrugore e nga alkoli por asnje nuk thote ti ndalojme ato. Praktika ne bote, dje dhe sot, ka treguar se “ndalime totale” asnjehere nuk funksionojne; shteti ka detyrimet e tij por ne fund individi duhet te mbaje pergjegjesine per vete.
Ka ardhur koha qe ky problem te shqyrrtohet seriozisht. Kudo ku ka vakum legjislacioni [a mos zbatim te tij] apo ku shteti nuk e ka zotesine te parandaloje nje aktivitet te nendheshem; gjithmone ka nje pike kur “kosto-perfitimi” te ben te mendohesh; prostitucioni (?) droga (?) etj…si del nese ne disa raste/forma; te legalizohen, keshtu mbron “kultivuesin” dhe perdoruesin, po ashtu dhe te gjithe shoqerine qe krijon kontroll duke e nxjerre nga “nen-toka” nje fenomen te tille dhe dhene sa me shume transparence te jete e mundur. Nderhyrjet ushtarake dhe policore, asnjehere nuk funksionojne ne afat te gjate persa kohe qe nuk ka alternativa qe kalkulojne kostot per shoqerine.
Me vjen mire qe Z. Cukali e hapi me ne fund kete teme – ne shume vende perendimore (perfshire dhe US) po legalizohet prodhimi dh ekonsumi i kontrolluar i marihuanes. Ne Kolorado, US ne gjashte muajt e pare pas hyrjes se ligjit te legaliazimit, verehet nje ulje e krimeve ne 10% ne raport me periudhen paraardhese.
Larg nga ethet politike te militanteve ka shume gjera qe duhen analizuar per te kuptuar pse-ne e ketij operacioni.
– Personat ne liste nuk konsiderohen “te dyshuar” por si “qellues” mbi policine packa se me vone zbulohet se ne liste paska edhe njerez qe gjenden prej 12 vjetesh ne burg ose qe nuk gjendeshin fare ne Lazarat ne ate moment duke arritur deri tek rasti i djalit te Luiza Xhuvanit…
– Menyre se si po zhvillohet operacioni le shume dyshime si dicka e improvizuar se sa dicka e planifikuar mire apo e mire organizuar.
– Deklaratat e Kadelit dhe te Ilir Metes jane tregues i presioneve te brendshme dhe ankesave ndaj punes se dobet te Tahirit ndaj ky aksion mund te jete diktuar edhe si nje tentative per t’i ruajtur kolltukun Tahirit. Eshte pak i cuditshem ky sulm i papritur kur ne te gjitha daljet publike eshte folur per te kunderten
– Menyra se si doli ne deklarata Tahiri i ngjante me teper nje filmi hollywoodian me butafori mbreselenese ku nuk munguan fjalet e medha ne stil apokaliptik e sigurisht u permend edhe “zoti” .
– Gjithashtu skandali i Rames me Krasten, ministren Kumbaro dhe te shoqen e Erjon Veliajt deshmoi edhe njehere gjendjen e renduar psiqike te Rames e fatkeqesisht mediat pro te majtes po heshtin mni kete ngjarje te rende, prandaj perqendrimi tek ky aksion sherben edhe per te hequr vemendjen nga brockullat e Rames. Shpresojme qe te mos na dali perseri “garanti” Fate Velaj qe te na beje te qeshim me deklaratat e tij.
– Kohet e fundit situata brenda mazhorances po vlon nga pakenaqesite ne drejtim te paaftesise se qeverise dhe Lazarati edhe ne kete rast sherben si nje argument per t’iu kunderpergjigjur zerave kritike.
Keto jane vetem disa nga konsiderimet por mund te vazhdohet edhe me tej.