Kur është koha për tu ndarë?

Ornela

Ndonjëherë një lidhje nuk funksionon. Diskutoni shumë, kaloni shumë kohë të ndarë, kur nuk jeni bashkë mendon shumë pak për atë. Nëse përmbushen të gjitha pikat e mëposhtme do të thotë se ka ardhur momenti për tu ndarë  dhe për të kërkuar një partner më të mirë.

Tradhtia: të thotë se kurrë nuk do të të tradhtonte; edhe pse në disa raste tradhtoi ish-in e tij për të ndenjur me ty.

Ish-i i tij: gjithmonë të krahason me të, çfarëdo gjëje që të bësh ti.

Në publik: nuk të dedikon shumë vëmendje kur je me shumë njerëz dhe nuk të fton në festa pune, kur duhet të shkoj me dikë.

Miqtë e tij: Nuk do që t’i njohësh derisa të konsolidoheni si çift, edhe pse keni gjashtë muaj që dilni!

Gënjeshtar: të thotë se shkon në palestër çdo ditë madje edhe në fundjavë, por ti nuk vë re asnjë përmirësim fizik, madje po shëndoshet pak.

“Vajtje- ardhje”: ndahet me ty kur e di që ish-i i tij nuk ka të dashur dhe do të kthehet kur ish-i i tij është lidhur me një tjetër person.

Nuk del me ty. I pëlqen shumë të argëtohet me miqtë e tij, por kur ti i propozon të dilni gjithmonë të thotë se ka diçka shumë të rëndësishme që duhet të bëjë dhe se nuk mund ta humbas.

Të do kur e lë, por ka nevojë për më shumë kohë dhe hapësirë kur jeni bashkë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *