Surpriza, barazim pa gola në Brazil-Meksikë

redaktor

Barazim pa gola në Brazil-Meksikë ndeshjen që çeli raundin e dytë të ndeshjeve në Grupe. Një barazim që shtyn për në takimet e treta llogaritë për kreun e Grupit A, meritë padyshim e Gulliermo Ochoas, portierit me 6 gishta ku u përplas gjithë Brazili pa mundur ta kaloje.
Të gjithë jemi dëshmitarë të një Botërori të mrekullueshëm një spektakël, gola e atmosferë, por kur luan Brazili, atmosfera është thjesht unike. Momente prekëse në ekzekutimin e himnit të Brazilit të gjithë në këmbë në Castelao të Fortalezas dhe lot në sytë e Neymar dhe futbollistëve të tjerë brazilianë që këtë moment emocionues para goditjes së parë. Në fushë llogaritë e kualifikimit por dhe ato të së kaluarës, brazilianët humbën medaljen e artë në lojërat olimpike kundër Meksikës dy vjet më parë. Ishte dhe Hulk në atë ndeshje por jo në këtë mbrëmje dhe ishte i vetmi ndryshim në krahasim me takimin e parë të Brazilit. Në të djathtën e 4-2-3-1 ku ne vend te tij luante Ramirez.

Në kampin tjetër Herrea propozonte të njëjtën 11-she që mposhti Kamerunin dhe u pa menjëherë që synimi i meksikanëve ishte mbrojtja e kundërsulmi. Në minutën e 11 Selecaoi peshkoi Fred të vetëm para portës por turku Cakir anulloi aksionin për pozicion jashtë loje. Jetë e vështirë për Neymar që i duhej të përballej me ndërhyrjet e rënda, ndërsa në minutën e 24 drithërima për Brazilin me Meksikën që shfrytëzoi një kundërzbritje rruge me Herrerën që shkarkoi të djathtën dhe Julio Sezar ishte me fat që devijoi topin jashtë pasqyrës së portës. Në minutën e 26 mrekullia ishte e Gulliermo Ochoas që fluturon në të djathtë dhe i mohon golin e tretë në këtë Botëror numrit dhjetë të Selecaos. Me Meksikën të mirëvendosur në mbrojtjen nuk kishte hapësira për të zotët e shtëpisë që ju duhej të tentonin nga larg por pa sukses, për dëshpërimin e Marceloës por dhe të bukurosheve braziliane në Fortaleza. Meksika ndërkohë edhe pse me detyrë primare për të kontrastuar lojën e 5 herë kampionëve nuk harronte të jepte sinjalet se mund të shkaktonte një superizë të hidhur si në tentativën e Vasquez.

Gjithsesi pika e tyre e fortë ishte Ochoa, sërish fantastik portieri për të cilin thuhet se ka gjashtë gishta në minutën e 44 me ndërhyrjen e tij instiktive ndaj godiotjes së Paulinjos nga afër për të vlerësuar padyshim edhe sponda me gjoks e Thiago Silvës. Portat të paprekura në fraksionin e parë dhe Brazili pranë golit në fillimin e pjesës së dytë me të sapofuturin në lojë Bernard që krosoi për Neymar të cilit i parapriu Rodriguez. Bomba të Meksikës nga distanca në vijim me Vasquez dhe Herreran që mbajnë në vigjilencë Julio Cezar në minutën e 79 rrufe e Brazilit kros nga e majta e Bernard, Neymar kontrolloi me gjoks dhe gjeti sërish një Ochoa të pakalueshëm në linjën e portës. Tjetër marsh i brazilianëve në 20 minutat e mbetura por gjithsesi pa mundur të çajë bunkerin meksikan, ndërsa minuta e 80 solli një ndërhyrje vërtet të pazakontë për Thiago Silvën ndaj Cicarito Hernandez që i kushtoi kartonin e verdhë qendërmbrojtësit të PSG. 5 minutta para fundit Thiago Silva provon të bëjë goleadorin dhe nuk e bën keq në këtë goditje me kokë por gjen përballë mekullinë e radhës nga Guliermo Occhoa është ai në këtë mbrëmje hero i Meksikanëve që ndoshta mendojnë ti gjejnë një vend në histori përkrah Emiljano Zapatës, ose nëse këtu e kemi ekzagjeruar, padyshim ka fituar zemrat e bukurosheve të meksikës.

Ishin 5 minutat e shtesës por më shumë se shpresë sollën rrezik për Brazilin që mund të kishte pësuar në të 91 kur Raul Jimenez provoi me një diagonal potente gaditshmërinë e Julio Cezar. Vërshëllima finale e Cakir sanksionon barazimin 0-0 me Brazilin e Meksikën që tani hesapet duhet ti zgjidhin në ndeshjen e tyre të fundit në grup.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *