Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje është e domosdoshme për të identifikuar më së pari se çfarë kuptohet me “rënie”. Ra miti se policia nuk shkel dot rrugicat e fshatit. Ra miti se parcelat me bimën e shtrenjtë nuk preken. Ra miti se laboratorët e vilave janë të paarritshëm. Le të supozojmë teorikisht se në këtë moment se policia e ka fituar betejën deri më tani dhe tri mitet e më sipërme aktualisht kanë rënë plotësisht. Pra po supozojmë se territori, parcelat dhe banesat janë objektiva tërësisht nën kontrollin e uniformave blu. Ky supozim është shumë i avancuar kur mendon se operacioni është ende në zhvillim. Por le ta marrim teorikisht të mirëqenë.
Edhe sikur të ishte kështu, zor se mund të thuhet se Lazarati ka rënë, pasi ka një element në gjithë këtë histori që ngre shumë pikëpyetje. Elementi delikat, nuk vjen nga parametrat e Lazaratit, por nga parametrat e aksionit: Janë angazhuar 800-1000 forca policore në këtë aksion, deri më tani.
Për një vend si Shqipëria ky është përqëndrimi më i madh i forcave policore të bëra ndonjëherë brenda një perimetri sa ai i Lazaratit. Rreth 22 për qind e kapacitetit operacional-ndërhyrës të policisë së shtetit ndodhet sot në vetëm një fshat. Kjo shifër në vetvete mbart dhe problemin mbi pyetjen e shtruar.
S’do mend se ky përqendrim policor nuk mund të vazhdojë të qëndrojë aty shumë gjatë dhe në mënyrë konstante. Pas përmbylljes së operacionit forcat duhet të shpërndahen, apo jo?
Kështu që pyetja dhe problemi që shtrohet për zgjidhje është: Sa forca policore duhen lënë në Lazarat për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të pastruar terrenin?
Sa policë duhen lënë në korrik? Po në gusht? Po pas një viti? Po pas 2 vitesh?
Në të vërtetë kjo është sfida e vërtetë e këtij operacioni. Pra nuk është në vetvete sfida për të futur shtetin në fshat. Lazaratasit nuk janë prej hekuri, janë tokësorë dhe ata, njerëz, përballë mobilizimit shtetëror s’mund të bëjnë çudira. Një operacion i përqendruar, me siguri që i zmbraps, apo dhe i ç’mobilizon; e ‘krasit’ fshatin, por vështirësia nuk është asnjëherë një aksion, apo akti, por garantimi i procesit, i vijimësisë.
Është në dilemë pra aftësia e Lazaratit për të ripërtërirë veten, pas kësaj goditje, në ditët, muajt në vazhdim, kur përqendrimi policor, me siguri nuk do të jetë kaq i lartë sa ky i 48 orëve të fundit.
Është procesi në muajt në vijim dhe jo akti i 48 orëve të fundit sfida e vërtetë me Lazaratin.
Nëse pyet “mjeshtrat” apo lojtarët e vjetër në tregun e kanabisit, ndryshe nga sa dëgjon në media, tregojnë se nuk ka lulëzuar në 8 vitet e fundit kultivimi dhe tregtia e kanabisit në Lazarat. Fillimet e para si strukturë e organizuar janë rreth vitit 2001, pra rreth këtij viti, Lazarati funksiononte si Kartel, me të gjitha hallkat, me Baronët, Financuesit, Logjistikën e Transportit, Kontaktet e blerësve, ndërmjetësit, mekanikë që modifikonin automjetet biologë për eksperimentimin dhe përshtatjes së varietetit ‘hollandez’ në kushte shtëpie me prozhektorë etj etj.
Por ka një të vërtetë për Lazaratin në lidhje me 8 vitet e fundit. Sidomos pas vitit 2010, parcelat nisën të shtoheshin dhe të shumëfishoheshin në mënyrë të ndjeshme. Flitej me hektarë tashmë, vetëbesimi u rrit aq shumë sa “vreshtin e ruante frika” dhe kultivuesit, duke u ndjerë të mbrojtur dhe të paprekshëm, ose më saktë duke u ndjerë të “licencuar”, në ndryshim nga më parë, nuk bënin më kujdes për të kufizuar ekspozimin. Demonstrimi u bë arbitrar, gati sa nuk u shpall zonë e lirë narkotrafiku ky fshat.
Ky është realiteti i krijuar atje sidomos pas vitit 2010, pra afro 1 dekadë pasi ky biznes kishte nisur strukturimin e mirëfilltë në Lazarat. Nga ana tjetër kjo periudhë koinçidoi dhe me një kërkesë të fortë dhe presion të fortë nga vendet fqinje dhe tregjet evropiane për hashashin shqiptar dhe gjithçka shkonte në harmoni, shqiptarët punonin të qetë të pashqetësuar dhe shisnin nëpër Evropë një bimë shumë të kërkuar dhe thuajse të legalizuar në këto vende në sasi kolosale. Duke marrë dhe fitimet kolosale. Çka do të thotë se sidomos pas vitit 2010, Lazarati përfaqësonte tashmë jo thjesht një strukturë, por një super-strukturë dhe jo thjesht një strukturë.
Tashmë kjo superstrukturë, ka lidhjet, eksperiencën, milionat e eurove të ëena mënjanë, bosët e saj (jo ata që keni parë në TV këto 2 ditë, ata janë përgjithësisht roje ose magazinierë), disponon lidhjet matanë vendit, disponon njohjet e duhura ndër radhët e policisë, por dhe të politikës. Por mbi të gjitha, superstruktura, ka të qartë dhe diçka të thjeshtë: Njeh mirë nevojën dhe kërkesën e çmendur që vjen nga tregjet evropiane për kanabisin shqiptar dhe ia di mirë leverdinë kësaj kërkese.
Ndaj dhe, ‘superstruktura’, duke disponuar kapacitetet, njohuritë dhe lidhjet e duhura, me siguri që nuk do rreshtë, por thjesht do modifikojë metodat e saj për të dalë tek i njëjti qëllim. Do i sofistikojë, do i maskojë më mirë.
Kjo është sfida e vërtetë e Lazaratit dhe derisa ende nuk kemi hyrë në këtë etapë, pyetja “A ra Lazarati” duket ca si e parakohshme dhe ndoshta përgjigja e vetme në këtë moment do të ishte: Pikëpyetje.

Nuk ka asnje shtet ne bote qe te kete fituar luften me drogen. Por shtetet e suksesshme kane kontroll dhe ligj ne gjithe territorin e tyre. Lazarati nuk eshte me i paprekshem ku cubat bejne ligjin. Por fshehurazi atje do kultivohet droge sic kultivohet ne pjese te tjera te Shqiperise.
Pikerisht! Problemi ishte karshilliku dhe kostoja qesharake e te berit para me aktivitet te paligjshem, ne nje fshat te republikes. Logjika e artikulli me ngjan shume e ceket. Ligji zbatohet me shembull ndershkimi dhe rrjedhimisht frika e ndershkimit i mban qytetaret ne kontroll. Precedenti i vendosjes nen gjykim dhe ndershkim do i vendose edhe “kalamajte” e Lazaratit ne kushtet e cdo shqiptari (ku aktiviteti i paligjshem ka, pervec fitimit, edhe rrezik e kosto te larte per personin). Kush ka tru, ruhet, perndryshe “hedh zaret” per jeten e vet. Deri sot shteti shqiptar ka funksionuar ne menyre qesharake, ku dikujt i merren taksa apo gjobitet per rrip sigurimi, nderkohe qe dikujt tjeter i lejohet te beje qindra mijra ne valute, me hashash.
Artikuj te tille te ndergjegjesojne per situaten shpesh pa bosht te retorikes se gazetarise apo analizes publicistike.
P.s.- qytetaret e Lazaratit, edhe pse mund ti dhimbsen ndokujt, per ndryshimin e befte qe mund t’u marre jeta, prape kane nje mundesi te futen ne tregun shqiptar te punes me avantazh (prej “dhjamit” te ketyre viteve). Shumekush mund te krijoje ndonje ferme, te bleje teknologji, te nise biznes, etj. Keqardhje qe nuk u trajnuan me shume per kete situate, por kam bindjen se do ja dalin!
O Skelari migrues
Dita e ka shume sakte
Dhe une mendoj qe ka edhe dicka tjeter.
Kjo eshte nje marreveshje them une.
Mes policise dhe krereve te droges se Lazaratit
Kreu nuk eshte gatja
Kush jeton ne jug e di kush jane
dhe ata nuk po preken
I kane hequr prej ditesh parate dhe drogen e paketuar
Nga nje libohovit
Po jane plera si puna juaj qe hidhni poshte punen e madhe qe beri sot kjo policia e ketij vendi ,Pak rendesi eshte sesa ishin po bravo ju qofte kesaj policie dhe ketij shteti qe dhe Lazaratit i tregoj qe eshte pjese e ketij vendi dhe duhet te respektoj ligjet e ketij vendi .Jane plera si autori i ketij artikulli te cilet me cdo kusht do te donin destabilizimin e vendit ,ku me cdo kusht duan te hedhin balte mbi punen e pa cmuar dhe sakrificen qe eshte bere ,jane plera si ky autori i ketij shkrimi qe duan ta nxijne kete vend kete shoqeri per ti sherbyer sa me mire Boseve te tyre duke ju lepir bythen. duke thene e zeze aty ku eshte e bardhe vetem per ti bere sherbimin e rradhes Bosave te tyre.Edhe ne te ardhmen ky shtet ,kjo polici dhe ky minister do ti tregojn si te jetojne dhe te respektojne ligjet e ketij vendi ku ato bejne pjese ,O plera iku koha e Sali Gomarit
Po meqe qenka keshtu puna hajde ta legalizojme ath. Behemi eksportues I ligjshem si hollanda. Shteti vjel taksa per cdo kg te prodhuar dhe banoret kane fitimin e tyre dhe tregu europian kenaqet me mallin tone bio. Kot u be gjithe kjo rremuje.
Kjo ishte vazhda e publicitetit made in Rilindja. Besoj sEe u krijua per te dhebe nje alibi per mos narrjen e statusit. Policia e shtetit po te donte i kapte nje nga nje ne kafe kta trimat qe shtien, pae duhet te behej gjithe kjo zhurme. Shteti i ketyre lepurushave po te ketr kellqe duhet te arrestoje Sali Berisha e Co dhe jo fermere hashashi.
Problemi nuk ishte tamam tamam hashashi, por se ne Shqiperi po krijohej nje “principate” qe nuk i bindej me shtetit, por krimit. Shqiperia rrezikohej te kthehej ne Kolumbi. Prandaj ky ishte aksioni me i duhur ne çastin me te nevojshem. Bravo qeverise. Sa pike ka fituar keto dite, nuk i ka pase fituar qe nga shtatori. Ky aksion tregon se pak nga pak do t’i vije rradha edhe mbrojtesve morale te antiligjit dhe antshtetit ne Shqiperi, – Sali Berishes me kompani. Prandaj ketyre te fundit u ka vajtur gjaku ne fund te kembeve.
ra biznisi i shkelzenit
…”lazaratasit nuk jane njerez prej hekuri”…kjo i thote te gjitha, por te mos harrojme se deri dje ata ishin prej hekuri, madje prej nje hekuri te celnikosur nga Partia Demokratike. Kanabisi i Lazaratit ishte produkti qe perfaqsonte Shqiperine demokratike te Saliut. I vetmi dhe me i suksesshmi “made in Albania”!
Se si do te funksionoje ne te ardhmen pyet Nostradamusin mbase ka lene ndonje shenim.Rendesi ka qe sot dhe vetem kjo qeveri po merr nen kontroll qendren e narkotrafikut te quajtur Lazarat.me te gjitha pasojat qe vijne prej saj.Neqoftese artikull shkruesi ka merak mos ligjerohet kultivimi i kanabisit ne te ardhmen,le ta mbjelle edhe kooperativa e tipit te larte ne Kemishtaj.!
Ore une habitem me ju. Ato parcela, vila, magazina dhe oborre ku eshte gjetur cannabis a kane pronare?!! Sigurisht qe kane, dhe pastaj mbetet detyre e prokurorise dhe gjygjesorit te ndjeke kete ceshtje. Policia duhet te beje fiksimin e sakte te provave dhe te marre ne pyetje personat e dyshuar apo ata qe kane dijeni. Si te denohen nja dhjete a njezet pronare e shifni ju pastaj a mbjellin me ata vitin tjeter. Se hyn prap policia se ka problem (sidomos tashme qe fitoi edhe eksperience te vyer me kete superoperacion te denje per manuale)
Cfare do te ndodhe ne te ardhmen?Ja po ta them une!Lazarati do te kthehet ne nje atraxion turistik.Mijra turiste do te vershojne ne kete fshat te terhequr nga sfida,qe i beri shtetit per 23 vjet.Banoret do te kthehen ne guida qe rrefejne trimerite e tyre ne kohen kur ne Lazarat nuk kishte shtet.Nje interviste me Dasho Alikon do te paguhet sa nje interviste me Pablo Eskobarin dhe nje foto me Gate Mahmutaj do te paguhet sa nje foto me Ronaldon.Ekonomikisht ky fshat do te jetoje me te ardhura nga turizmi.Armet e renda dhe te lehta do te expozohen ne qender te fshatit bashke me laboratoret e droges.Medet Gjirokastres si do i veje halli,ajo po rrenohet perdite.Ne te ardhmen edhe banoret e ketij qyteti muze,do te zhvendosen ne Lazarat!
Ujku, ujku dhe cakalli ben kerdine. Nuk eshte vetem Lazarati por fshatra te tere qe kultivojne tregetojne e eksportojne droge. Droga qe kapet ne vendet fqinje e qe niset nga Shqiperia eshte e tille qe nuk e mbulon dot vetem Lazarati.
Jo vetem Lazarati, por asnje zone nuk mund ti beje balle, vendosmerise se shtetit, kur shteti vertet kerkon te vendose ligjin.
Ne shqiptaret jemi trima, kur mbreteron kaosi, se kur mbreteron ligji, fshihemi, si minjte.
Kush e ka kujtesen e dobet, i kujtoj kohen e Enver Hoxhes, kohe qe “trimave” u shpetonte shurra ne breke dhe ne te shumten e rasteve, u benin dashnore te sigurimit, duke spiunuar kedo, qe ata mendonin, mjafton te jepnin prova para partise, per te shpetuar bythen e tyre.
Shqiptaret qe besojne te Rilindja, duhet te jene ne mbeshtetje, te policise, ta perkrahin ate me cte munden, duhet ndertuar shteti, duhet ndertuar Shqiperia.
Nje falenderim eshte pak, per punen e policise, qe ka mare formen e policive te shteteve demokratike.
Kush respekton ligjin, ka edhe mbeshtetjen e polise, kete e kam provuar vete, ku pashe me syte e mi, nje polici te kulturuar, me djem e vajza, qe dine te komunikojne dhe qe jane te gatshem, te ndihmojne kur i kerkohet ndihma.
Do te bjere jo vetem Lazarati, por Rilindja, do te shporre edhe talebanizmin, qe zuri rrenje te koleget e tyre ne salistanin e Saliut.
sa te cuditshem jemi. Mbase jemi i vetmi vend ne bote ku gazetat,televizioni,partite,populli duam te tregojme ne bote qe jemi te paret ne krim. Kemi arritur deri ne fazen sa te shpikim mafie shqiptare. Nje idiotesi e pashoqe. Kete qe po ben Lazarati apo dhe te tjere e bejne ne cdo vend te BE. Vetem se ata nuk ndihen. Ne Krete Lazarati do dukej shaka. Po ashtu ne Itali, Spanje pa permendur Holanden. Do isha dakord me aksionin e policise vetem per kontrollin e territorit. Askush nuk eshte i paprekshem e per shtetin nuk duhet te kete zona te ndaluara. Fatkeqesisht politika eshte hapa pas edhe ketu. Ne vend te mendonte per legalizimin harxhon energji e hap konflikte. Kurre nuk kemi bere ate cka ka qene e mire per ne. Kemi menduar vetem per te tjeret.
Nderhyrja e policise se shtetit ne Lazarat, eshte nje shenje e vullnetit institucional te qeverise, se koha e rrumpalles ka mbaruar. Eshte nje “deklarate politike” se forcat e rendit, nuk do jene me ne sherbim te prodhimit, transportit dhe shitjes se droges apo sigurimit te paprekshmerise per Gate Mahmutajt e ketij vendi. Eshte nje ftese per banoret e Lazaratit, per ti dhene fund kesaj perralle dhe mitit te te qenit te forte dhe te paprekshem, se askush nuk guxon te hyje atje etj etj.
Efikasiteti i ketij operacioni policor ne te ardhmen, nuk varet aq shume tek numuri i efektiveve ne terren, sesa do jete rezultat i strategjise qe do zgjedhe qeverija shqiptare per ti ofruar Lazaratit ne vecanti dhe gjithe zones rurale ne pergjithesi, nje mundesi egzistimi, larg kultivimit te droges dhe fitimeve prej saj.
Kjo eshte pyetja me e madhe qe kerkon jo vetem pergjigje por edhe nje pune te hartuar mire, nen perfshirjen e eksperteve dhe jo te dallkaukeve.
Lazarati, eshte nje problem politik, me teper se eshte nje problem policor.!!
Lazarati ra por s’ka ranë berishizmi që polli lazaratizmin.
enveri e shtroi Lazaratin Brenda nje kohl te shkurter,bile I beri ish ballistet te benin lutje per tu bere komuniste.Te denohen rrepte at ata moron armet kinder dhe kultivuesit e drogues duke ju sekuestruar dhe pasuria e vene ne rruge te paligjeshme dhe lazot se ngrene me koken.
Boset e krimit ne Tirane te arrestohen dhe te gjykohen ne process te vecante.Se kush Jane ata e di Sali berisha I cili mund te thirret si deshmitar I mbrojtur.
Ne cdo vend te botes qytetaret hetohen kur vene pasuri mbi te ardhurat ligjore ndersa ne shqiperi zbatohet thenia Ha Muco dhe pi o Muco
Kuk e prisja kete z, A Thano , kam qene mik I Dites ketu ne emigracion .Shrova mendimin tim qytetar te lire e pa sharje por nuk u botua , mos valle preka kreditet e Fabjonit tuaj ?Mund te shkruaj edhe gjetke perkete , por mereni si nje sinjal jo te mire per ju
Per “iri”: Sigurohu qe e ke derguar komentin, askush nuk te ka censuruar. me sa me rezulton.
Vec mire sjellin alternativat e gjykimeve dhe kendveshtrimit mbi kete ceshtje, keshtu qe je i mirepritur sa here te duash.
Gjithe te mirat.
T’ja u thote xhaxhai si qendron puna.
Se pari qeveria duhet tu tregoje shqiptareve se shteti ekziston dhe nuk mund te vazhdoje te merret neper kembe nga mekembesi i UDB ne Shqiperi, shpellari i vucidolit dhe cubat qe e rrethojne. Kjo eshte kryesorja
Se dyti Kapo i droges ( eshte i njejti i mesiperm) pjesen e luanit te fitimeve nga droga e dergon ne serbi per investimet te vellezerit e gruas se tij. Dale more djema Shqiperia eshte vendi me fukara ne Evrope. Po te jete per ti marre ato para i marrim vete, apo nuk dime ?!
Se treti mbase qeveria ben perpjekje dhe kjo industri legalizohet e konrolluar nga shteti -si ne shume vende te tjera qe jane edhe ne BE, dhe keshtu mbeten te gjithe te kenaqur.
Lazot se fundi duhet t’i lene pordhet si te paprekshem dhe trima, se sot trima po nuk ka shtet apo te mbeshtet shteti – trima behen te gjithe. Fjala Lazarat vjen nga anglishtja qe dmth. karantine. A nuk ja ndroni emrin fshatit ?!
ps duhani dhe Hashahi demtojne shendetin (por hashashi nuk eshte vdekje-prures).
urime urime policia per rrezikun qe marrin parasysh por….. ku do dergohen keta personat e arrestuar dhe keta qe pritet te arrestohet? a do zbatohet ligji me keta persona,apo do mbushin thaset e prokuroreve dhe gjykatesve? a nuk tha vete shefi i qeverise se drejtesia eshte Zero,a nuk e kane sterthene kete fakt gjithe organizmat e huaja ? atehere,cfare do ndodhe vertete me keta te arrestuar,kush do jape nje pergjigje per kete pyetje????????? nga droga e lazeratit hyjne cdo vit mbase vertete miliona euro,por ama hyjne dhe shpenzohen ne shqiperi,ne kete krahine dhe nuk iken gje nga arka e shtetit dhe e shqiptareve. perkundrazi,nga keta pushtetare dhe drejtues te shtetit shqiptar ,nga xhepat e shqiptareve dalin cdo dite miliona euro,dhe nuk futet gje. a e kujtoni akuzen e lulzim bashes per 250 milione euro vjedhje nga xhepat e shqiptareve ,gjyq qe u mbyll me loje procedurash. cfare ndodhi me milionat qe dolen nga xhepat e shqiptareve nga kjo vjedhje? a doli ndonje shqiptar ne proteste kunder kesaj vjedhjeje? o shqiptare! ne shume vende ,droga diskutohet te legalizohet,ndersa ketu ne shqiperi droga po shihet si kanceri i ketij vendi. kanceri i vertete eshte korrupsioni qeveritareve qe vjedhin shqiptaret,jo kultivimi kanabisit. Zgjohuni shqiptare !