TIRANË, Ita Semi/- Papa Francesko zgjodhi Shqipërinë, për të hyrë në Europë. Ndonëse e konsideruar si periferi, Ati i Shenjtë e shndërron Shqipërinë në portën hyrëse për në kontinentin e vjetër. Përgatitjet kanë nisur për vizitën e shumëpritur të 21 shtatorit, e cila mesa duket nuk gëzon vetëm shqiptarët por i jep një mesazh të gjithë kontinentit.
Ati i shenjtë, i njohur tashmë për thjeshtësinë dhe natyrën e tij spontane, njoftoi vizitën e tij në Tiranë, gjatë meshës së të djelës para mijëra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. Në fjalët e tij, vizita që pritet të zhvillohet të djelën e 21 shtatorit, ka për qëllim të mbështesë besimin në Shqipëri dhe të dëshmoj inkurajimin dhe dashurinë e tij ndaj një vendi që ka vuajtur gjatë pasojat e një ideologjie të së kaluarës.
Menjëherë pas njoftimit të bërë nga Papa Francesko, drejtuesi i zyrës së shtypit në Selinë e shenjtë At Federiko Lombardi, tha për mediat se në vizitën e tij në Europë Papa zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi të shkojë në periferi, për të kontribuuar në dialogun ndërfetar. Gjithashtu ai e cilësoi këtë vizitë si një perspektivë pozitive dhe inkurajuese.
Ardhja e Atit të shenjtë në vendin e shqiponjave, ose siç më së miri njihet në Vatikan, atdheun e Nënë Terezës, do të zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Jo rastësisht është zgjedhur kjo ditë për të vizituar një ndër të paktët vende ku bashkjetojnë në paqe besime të ndryshme fetare.
Don Roberto Ferranti, drejtues i Baritonisë së Rinisë dhe Thirrjeve në vendin tonë, i vendosur prej 2008 në Shqipëri, tregon gjatë një interviste për “VaticanInsider”,pjesë e prestigjiozes italiane “La stampa”, se kjo vizitë nuk mund të jetë veçse një gëzim i madh.
Sipas tij “Papa Francesko gjithmon zgjedh pikënisje domethënëse për vizitat e tij dhe kështu është dhe në rastin e Shqipërisë, një pikënisje për ringjalljen e misionit tonë këtu. Shqipëria është një tokë sa afër aq dhe e largët në të njëjtën kohë, një vend pak i dashur nga të tjerët, por një vend që ka një prani të madhe të misionarëve italianë. Mbi të gjitha Shqipëria është një vend në periferi të Europës, që dëshiron të bashkohet me BE dhe është duke trokitur për të gjetur dikë që të shtrijë dorën për ta ndihmuar”. Në këtë këndëvështrim të Don Robertos, njoftimi i Atit të shenjtë, për të vizituar për herë të parë Europën përmes Shqipërisë sjell të tjera nota pozitive në kushtet ku aktualisht ndodhet vendi ynë.
Në të njëjtën kohë Don Roberto është dhe anëtar i komitetit që po merret me organizimin e vizitës së Papa Franceskos në Shqipëri. Ndaj ai thekson se “ Ndonëse do të duhet shumë punë për të organizuar më së miri vizitën e Atit të shenjtë në Shqipëri, nuk ka asnje dyshim se kjo do të sjellë impulse të reja për të gjithë ne”.
Por si përcaktohen vizitat e Atit të shenjtë në vende të ndryshme të botës?
Vizitat e Atit të shenjtë në vende të ndryshme të botës, kanë një procedurë të caktuar dhe për to nevojiten disa muaj përgatitje, vëmendje të veçantë ndaj detajeve si dhe kurimin në aspektin Pastorial. Aktualisht në selinë e shenjtë, komiteti i organizimeve drejtohet nga Alberto Gasbarri i cili është drejtori Administrativ i Radio Vatikanit,i një ekipi që është mësuar tashmë të punojë duke paraprirë çdo event të ngjashëm.
Çdo vizitë e Papës, kryesisht nis nga një ftesë zyrtare e Ipeshkëve ose autoriteteve shtetërore të një vendi, lidhur me një event të rendesishëm fetar. Por gjithashtu ka raste që vet Ati i shenjtë i përcakton vizitat e tij duke i evidentuar ose trajtuar si të rëndësishme për Kishën. Por dhe në rastin e dytë, gjithnjë nevoitet një ftesë zyrtare, pasi në çdo vizitë të tij, Ati i shenjtë duhet të jetë një mik i mirëpritur.
Ndërkohë pasi zyrtarizohet vendimi për zhvillimin e vizitës, nis të lëvizë motorri organizativ. Gjithnjë bëhet fjalë për udhëtime të shkurtra, ku Papa ka një axhendë të ngjeshur me takime dhe aktivitete.
Menjëherë pasi vendoset struktura e programit të vizitës, me ndihmën e Nuncit, përfaqësuesit e Papës në vende të ndryshme, vendosen kontaktet me autoritete kishtare dhe shtetërore për të vendosur detajet. E rëndësishme është që gjatë të gjithë procesit të përgatitjes, Papa duhet të japë aprovimin, pasi në fund të fundit është vizita e tij.
Papa Francesko, edhe pse ka pak më shumë se një vit, që drejton selinë e shenjtë, ai është dalluar për frymën e tij ndryshe të të bërit të gjërave. Gjithnjë sjell risi me sjelljen e tij, duke qënë kështu gjithnjë e më pranë besimtarëve.
Për ekipin e tij të shoqërimit, ajo që bie më shumë në sy është se Ati i shenjtë shpesh herë kërkon të dalë jashtë programit, duke u përshtatur në situata nga më të ndryshmet.
At Federico Lombardi në një nga intervistat e tij, lidhur me punën si drejtuesi zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, veçon se Papa Francesko ka ndryshuar marrdhënien që Vatikani ka patur me mediat. Gjatë vizitës në Brazil, Ati i shenjtë ka kërkuar të përshëndetet me gazetarët dhe të realizojë me ta një takim. “Ndërkohë që ne kujdeseshim që takimet të mos ishin të lodhshme për Papën, ai na surprizoi të gjithëve, duke realizuar vetëm 20 minuta para kthimit, një konferencë për shtyp me mediat, pa pyetje të përgatitura. Dhe konferencën e përballoi me një spontanitet që i habiti të gjithë”, kujton At Lombardo për median e Vatikanit.
Kush është Papa Francesko?
I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, në 17 dhjetor 1936, Jorge Mario Bergoglio, është Papa i 266 i Kishës Katolike. Njëkohësisht ai është Papa i parë që vjen nga besimi Jezuit, si dhe i pari që vjen nga kontinenti Amerikan . Papa Francesko u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë në 13 mars të 2013. Ai zgjodhi të mbante emrin Francesko në nder të Francisco D`Asisit, pasi për të ai është njeriu i të varfërve, njeriu i paqes.

Nje mirseardhje e mirepritur ne truallin e vjeter te perhapjes se krishterimit ne Evrope , respekt e nderim per vleresimin e dites se paqes , per Arberine Ilire te Kostandinit e pasardhesve te tij .
Shume interesante.
Kush po na urdheron?
Papa Francesko i njohur per thjeshtesine dhe natyren e tij spontane. . . .
Ne korin e organizuar nga institucioni fetar i Vatikanit (i vetmi ne permasa shteterore) ka filluar trumbetimi per “gezimin” e bagetise te udhehequr nga krye bariu Papa Francesko ( ne Bibel shkruhet se besimtaret jane dhente dhe prifterinjte jane barinjte ).
Une jame 100% i sigurte se Bibla ne rast se ndodhet ne ndonje shtepi te qytetarit, nuk i lexohen me teper se dy faqe, mbasi ose dote flene menjehere ne gjume ose do te thone: perralla qe u ka kaluar koha dhe nuk ja vlen te shpenzoshe kohen.
Natyrisht per Vatikanin ky fenomen eshte i njohur, dhe pikerisht ketu futet ne loje propaganda gjigande e kishes katolike.
Per Vatikanin eshte e rendesishme qe per cdo Pape te thuret nje perralle dhe te shperndahet kudo ne bote si e vertete e pa mohueshme.
Pra Papa Francesko eshte i thjeshte dhe spontan. Se sa te thjeshte jane Papet e Vatikanit i shohin dhe te verberit, mbasi kryqet e florinjte dhe unazat prej floriri qe mbartin, u rrezatojne sinjale te menjehereshme ne syte e verberuara (jane rrezatimet e Zotit dhe jo te floririt, do te thone besimtaret).
Se sa spontane jane Papet, e zbulojne vete pregatitjet muaj me pare te vizitave te tyre, te cilat kane nje ushtri regjizoresh ne disponim, ku per cdo detaj sa te pa rendesishen ne dukje, eshte menduar nje shfaqje e caktuar.
Nga pamundesia e permbledhjes se thenieve mbi Papet, po i jape lexuesit
nje thenie te Jesuit Alighiero Tondi (1961): Cdo njeri e din qe Papet. . . .kane udhehequr qindra luftera ose i kane provokuar ato.
Pra Papet qe simbas Vatikanit jane zevendes te Zotit ne toke jane marrur me luftera dhe i kane provokuar ato.
Pak histori: ne shekujt 15-16 kur hordhite e Spanjes dhe Portugalise u dynden ne boten e re, pra ne ameriken e zbuluar nga Kolombi, u shkuan ne hell dhe u dogjen te gjalle popujt indiane te amerikes latine.Kjo u be perhere me bekimin e Papeve dhe me Bibel ne njeren dore dhe ne doren tjeter me shpaten e perlyer me gjak.
Teologu katolik Eugen Drewermann (1940), i cili i eshte kundervene Vatikanit
me shkrime te panumerta (sot i eshte hequr e drejta per te dhene teologi nga ana e Vatikanit), mbi te tjera ka shkruar. . .kisha katolike i detyron prifterinjte duke i vene te betohen se, cdo lloje mendimi dhe ideje si ato per Kantin, Darwinin, Freud, Einstein etj, thjeshte te injorohen dhe te mbyllen syte.
Se vetem keshtu “Fuqija e Zotit” nepermjet institucionit aresimor te kishes katolike e pa ndryshuar qe nga koha e mesjetes ne lidhje me krijimin e botes prej Zotit do te vazhdoje, ku fuqija e Zotit qendron ne ate, qe ai ben cfare te doje, ku te doje, kur ai e deshiron dhe si ai e deshiron.
Historija e Vatikanit dhe e Papeve eshte nje histori kriminale e krishterimit.
Volume te pa numerta dhe filma dokumentare te realizuara ne europen perendimore faktojne historine 2000 vjecare te krishterimit dhe Papeve.
Padyshim, kujt nuk i ben pershtypje do tu shkoje nga pas ketyre krimineleve, seicili ka lirine e te zgjedhurit.
Amen.
Eshte nder i madh qe i behet popullit tone.