SMS në DITA
Në 0689073730
Të respektuar gazetarë, më ka bërë përshtypje rezultati i provimit të gjuhës dhe letërsisë, ku znj.ministre Malaj e quajti arritje të madhe, kur kanë mbetur 2500 maturantë. Si mund të ketë rezultate në provime kur në shkollën 8 vjeçare në Poloskë ku punojnë mësues me zootekni të mesme, shkarkuar nga auditi i ministrisë që në Nëntor 2013 dhe mbajtur në punë kundrejt ryshfetit?! Dhe ku drejtues të arsimit janë me notë mesatare 5 dhe librezë të falsifikuar (një nga mediat e botoi në muajin prill)?!
Do t’ju lutesha të bëni një shkrim për këtë problem, sepse këta mësues dhe drejtorë që i blejnë vendet e punës, po na i lënë fëmijët analfabetë. Verifikojini, botojini për të shpëtuar të ardhmen. Poloskë, Devoll.

Mjerisht, kudo ku te vesh gishtin, ne cdo shkolle, sidomos ne fshatra, eshte e njejta gjendje. Kameleonet qe kane blere diploma, – fundja edhe zoteri Gjin Gjoni, zooteknik-plepist eshte, ose ishte, para se te binte ne k/q ose ne kthetrat e mafies Berisha, – jane me shumice. Si ne MAS, ku “violina e pare” kthehen shoket e Pellumb Karametos etj.
Kam pase rast te shkruaj: pas 9 muajsh cila eshte strategjia dhe c’po ben MAS per luften kunder analfabetizmit, ose me shkoqur si do t’iu mesojne 30 e ca mije banoreve te hipotezuar se jetojne ne nje qytet, shkrim e kendim, qe te mos vene gishtin mbi bordero dhe nqs i marrin ato leke?
Jam lemerisur, kur nje mesuese matematike ne provimet e matures me Harri Fullzat, kur i kerkon llogari perse e ke futur celularin, i drejtohet mesueses “Fol, fol, po ta pres koken sa te dal jashte!” Maturanti! Rrugaceri! Dhe eufori, ne krahasim me kohen e Sali Berishes. Natyrisht do te besh krahasimin, do ta besh pergjegjes kete perbindesh, po nje dite do te hapesh “zarfin e dyte”, apo jo? Sipas gjykimit tim, MAS do shkundur mire e mire, se nuk eshte OJF. Pyes nje nxenes, te cilit i ben kurse nje shoqja ime “He, mor ka ndryshime, i dallon dot, te ma thuash me sinqeritet”. Dhe 13 vjecari pergjigjet “Keshtu shpresuam edhe ne. Na thane se do te behet kjo dhe ajo, por gjerat kane shkuar ne rrjedhat e meparshme”- tha nxenesi i zhgenjyer, i cili vete ne kurs per te kompensuar mesuesen j/z te dobet. E si mund te kete ndryshime ne shkolla? Shihni vetem drejtoren e 9-vjecares “Qazim Turdiu” ne k/q. Thua e mban serish mbiemri i saj?! Drejtuese e perjetshme! Asgje s’ka ndryshuar, fjale, imzot, fjale. ose rregullojne “doren e tyre” dhe kjo konsiderohet si reforme.