“Kjo është diçka e paparë. Skandaloze!”, gjëmoi Maradona, kur gazetarët e pyetën nëse është e vërtetë se ai nuk ishte lejuar që nga shkallët e stadiumit “Maracana” ta shikoj ndeshjen mes Argjentinës dhe Bosnjës.
“Ata vetëm më thanë se akreditimi im nuk ishte në rregull. Iu tregova atyre pikërisht akreditimin që ata më kishin dhënë, por … ju e dini, një gjë është kur ju nuk mund të hyni, dhe tjetra kur juve iu ndalohet hyrja në mënyrë shumë të shëmtuar”, tha Maradona, i cili nuk qëndroi gjatë në hollin e pritjes para “Maracanas”, por u kthye në dhomën e hotelit dhe e shikoj fitoren e kombëtares së tij.
Kujtojmë se argjentinasit triumfuan me rezultat prej 2:1 kundër Bonjë-Hercegovinës, në saje të golit të Lionnel Messit dhe autogolit të Kolasinacit, ndërsa për boshnjakët realizoi Vedat Ibiseviq.

Maradona futbollisti me i madhe deri me sot, lihet jashte stadjumeve!Turp.
Ti drejtohet Eduard Halimit, ta shohin ata cfar do i gjej
I duket Peles si kercenim prania e Maradones ne Stadium apo jo, e lejon apo nuk e lejon Brazili te shohe ndeshjen direkt, merre apo nuk merr droge Maradona, eshte apo nuk eshte njeri i kulturuar apo i pelqyer kjo nuk mund ta ndryshoje faktin qe MARADONA eshte dhe ngelet talenti dhe magjia me e madhe qe ka prodhuar loja e futbollit qe kur kjo loje eshte shpikur….
Jo me kot ne nje interviste e BBC me nje taksist te Buones Aires qe sot po ben xhiron e botes thote: …edhe sikur Mesi te fitoje 2 kupa bote nuk mund te hyje ne zemren e argjentinasve sic ka hyre Maradona, Maradona na ka bere te qaje me lojen e tij, Mesi nuk mund ta beje kurre nje gje te tille.”..
MESSI nuk eshte impozant dhe teatral ,eshte i qete dhe nuk gezon dhe nuk eshte histerik kur shenon dhe fiton ,megjithate per mua MESSI ,pavaresisht se fiton apo jo nje boteror eshte i JASHTEZAKONESHEM.
MARADONA ??!! i bente qe te gjitha !