Kryepolicët e Malit të Zi në Shkodër për turizmin e trafiqet

redaktor

Sigurimi i qetësisë gjatë kohës së lëvizjes së turistëve dhe evidentimi i “importuesve” të C4-ës, ishin 2 prej pikave kryesore të takimit që u mbajt dje në Shkodër me autoritetet e Malit të Zi. Ndalimi i rrugëve të trafiqeve të paligjshme si ai i drogës, armëve dhe lëndëve plasëse, kombinuar me marrjen e masave për garantimin e një sezoni të qetë turistik u theksuan me forcë nga pjesmarrësit në takim. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Shaban Nexhi theksoi se është i nevojshëm intensifikimi i marëdhënieve në luftën kundër trafikut dhe kriminalitetit. Pala malazeze përfaqësohej në këtë takim nga kryetari i Qendrës së Sigurisë Podgoricë, Vojisllav Dragovic, kryetari i Departamentit të Integrimit për Regjimin Kufitar, Millan Paunoviq si dhe shefi i Policisë Kriminale Podgoricë, gjithashtu dhe Shefi i Rajonit të Policisë së Tuzit. Gjatë takimit u tha se rruga e policisë në aksionet e përbashkëta, nuk ka qenë e qetë dhe është shoqëruar më probleme, por krerët e policisë theksuan se në kuadër të integrimit europian të dy vendeve tona, ky bashkëpunim është shumë domethënes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *