Gisele i merr punën Kate Moss

anazapta

Gisele Bündchen ka zëvendësuar Kate Moss si fytyrë reklamuese e koleksionit të këpucëve Stuart Weitzman. Bukuroshja braziliane paraqitet në reklamat për sezonin vjeshtë/dimër 2014 dhe ato tregojnë modelen 33-vjeçare të zhveshur, duke mbuluar pjesët intime me duar, ndërsa ka të mbathura vetëm një palë çizme deri në gjunjë.

“Me fizikun e saj të jashtëzakonshëm, lëkurën ngjyrë bronzi dhe kaçurrelat e arta, Gisele personifikon vetëbesimin, fuqinë, bukurinë dhe lehtësimin që femrat ndjenjë në momentin kur veshin këpucët e tyre Stuart Weitzman”, ka deklaruar shefi i kësaj firme Stuart Weitzman.

Gisele, e cila gjithashtu reklamon firmën ‘H&M’ dhe së shpejti do të jetë edhe modele për parfumin ‘Chanel No. 5’, do të paraqitet në billborde gjigante nga Los Anxhelosi e deri në Hong Kong, por edhe në ballinat e shumë revistave të modës.

Yje të famshëm si January Jones, Solange Knowles dhe Dukesha e Kembrixhit, janë adhurues të këpucëve Weitzman, ndërsa para Kate Moss, edhe bukuroshja ruse Natalia Vodianova, ka reklamuar këtë firmë.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar detajet në lidhje me kontratën, supermodelja e famshme braziliane, thuhet se do të fitojë rreth 10 milionë dollarë nga ky bashkëpunim, çka me siguri se edhe vitin e ardhshëm ajo do të mbetet si modelja më e paguar në botë. / Zeri

kate

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *