Katër mendime për situatën politike

redaktor

Letër e nënshkruar

Xhavit Hasanaj

1 – E nderuar DITA! Si admirues dhe lexues i gazetës, dëshiroj të ndaj me ju disa mendime dhe opinione. 1. Lazaratomania. Ka dy momente që duhen përshëndetur, maturia e policisë së shtetit dhe deklarata se nuk ka zot që i shpëton kriminelët. Çdo diskutim tjetër është kohë e humbur.

2. Gazetari Ermir Hoxha pyeste sot me kë është tifoz Berisha. Ai ka deklaruar se është me atë që fiton. Urojmë që në ndeshjen e policisë me krimin, meqenëse po fiton policia, mos të ndryshojë traditën.

3. E kam thënë dhe në një shkrim tjetër dhe po e përsëris sepse e respektoj gazetën, lexuesit dhe shkruesit e saj. Mendoj se është gabim të merresh me opozitën në shumicën e prononcimeve. Ka disa sentenca që e provojnë këtë. Kush hakmerret pas fitores, nuk meriton të quhet fitimtar. I mbyturi të mbyt etj. Mos na lëntë zoti pa opozitë.

4. Meqenëse media është pushtet, në njëfarë mënyre dhe ju si gazetë jeni një shembull i mirë i përdorimit të këtij pushteti. Mendoj se është momenti i duhur që në bashkëpunim edhe me faktorë të tjerë, të krijohet një sitë e fuqishme për të ndarë miellin nga krundet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *