Arrestohet Sokol Hoxha, kërcënoi familjen me granatë

anazapta

Policia e Shkodrës ka parandaluar një krim të ri në familje, duke arrestuar 40-vjeçarin Sokol Hoxha, që me një granatë në dorë, ka kërcënuar të vrasë familjen e tij.

Sokol Hoxha, banor në lagjen “10 Korriku”, u arrestua në flagrancë, pasi për motive banale, ai është grindur me familjen e tij dhe ka kërcënuar ta vrasë me një granatë, së cilës edhe ia kishte hequr siguresën.

Në këto kushte, familjarët e kërcënuar kanë kërkuar ndihmën e Policisë, e cila ka mbërritur me shpejtësi dhe e ka neutralizuar Hoxhën, duke ia marrë edhe granatën e pashpërthyer për ta hedhur në lumin Buna, për ta asgjesuar.

Me arrestimin e tij u zbulua edhe armatimi shtesë që Hoxha mbante në shtëpi: një automatik, 75 copë fishekë dhe dy granata të tjera dore.

Share This Article
1 Comment
  • Liria pa kufi , shteti “pa drejtësi”dhe pushteti pa polici, e sjellin granatën në shtepi !? Bravo sokol hoxha,shfrytëzoje lirinë e kafsheve te egra qe te transmeton shoqeria “moderne”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *