Aktorja Angelina Jolie dëshiron që të marrë një shtetësi të dytë në mënyrë që të përdorë titullin e ri të “Damës”. Aktorja 39 vjeçare e vlerësuar nga Mbretëresha Elisabetta e Anglisë me titullin “Damë” për angazhimin e saj kundër përdhunimeve gjatë luftës, është në përpjekje me Namibinë për të marrë shtetësinë e këtij vendi dhe të njihet si Dama Angelina. Kombi afrikan bënë pjesë në Commonwealth-in e Britanisë. Këtë shtetësi Jolie e dëshiron për të pasur më shumë peshë në misionet e saj humanitare. Ajo ka zgjedhur Naimbinë pasi ky është vendi i lindjes i vajzës së saj Shiloh.
noa.al
