Mbrëmjen e djeshme, një 30 vjeçar është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Romes të Mallakastrës. Policia bën me dije se personi i cili i ka vënë flakën vetes Kreshnik Meço, ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se 30-vjeçari fillimisht është transportuat në spitalin e Fierit por më pas është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar 30-vjeçarin drejt aktit ekstrem. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
