Rama ka njoftuar mëngjesin e së premtes se bashkë me disa ministra të kabinetit të tij do të takojë ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Tuiter, Rama ka bërë të ditur se do të ketë një takim informal me zotin Blair, I cili është kontraktuar si këshilltar i qeverisë shqiptare. “Takimi me Blair për arritjet, problemet dhe objektivat”, ka saktësuar kryeministri Rama në profilin e tij në rrjetin social. Ky do të jetë një tjetër takim i kreut të qeverisë shqiptare me këshilltarin e tij, ishkryeministër i Britanisë. Blair është konsulent i qeverisë “Rama”. Takimi mes Blair dhe Ramës vjen disa dita përpara se në Bruksel të mblidhen ministrat e Jashtëm, të cilët do të marrin vendimin për Shqipërinë. Vendim që duket se do të jetë pozitiv. Por për këtë duhet të presim. Ndërkohë Blair i ka patur kohët e fundit ndoca probleme “jopolitike “që e kanë shpërqëndruar disi 🙂
