Për ndërhyrjen e policisë në Lazarat ka shkruar edhe avokat Spartak Ngjela. Në një status në Facebook, ai pohon: “Nuk e dimë se çfarë ndodhi në Lazarat, por pamë shumë frikë nga Bosët e këtij vendi. Kurrë mos ju shkojë mendja se bosët e narkotikut lazaratas ishin dhe janë në Lazarat. Jo; ata ishin dhe janë në Tiranë. Nuk e shihni sesi është trembur Saliu? Nuk e shihni sesi befas e prishi marrëveshjen e heshtur Meta me Berishën? Nga frika apo nga principialiteti (qesh). Nga frika mo, vetëm nga frika. Saliu është njëlloj si në Gërdec. Sokëllin e ulëret me një nivel krejt ordiner, madje nën nivelin e malavitës së ulët të rrugëve. Ka frikë. Por po shoh frikë edhe te të tjerë në Parlament; dhe sidomos në ishqeverinë “Berisha”. Pse hesht Presidenti i Republikës, një ish-ministër i Brendshëm i Saliut? Sepse s’ka qenë asnjëherë President. Ka shumë enigma brenda Lazarati; por nëse do të shihni sërish ndonjë kunat të Saliut atje, të kapur me armë në dorë, përsëri “për bukën e gojës” ka shkuar, do të thotë Saliu, ashtu siç tha për kunatin e vrarë në Gërdec, një Xhimi, Xhimi. Dhe koha sigurisht që duhet të ecë, sepse shtyhet nga një dorë që siç duket kërkon të nisë një karrierë të re politike duke prerë rrënjët e krimit. A thua të jetë e vërtetë? A thua e di Rama se kjo është e vetmja rrugë për të dalë nga fundi i detit ku ka qenë deri tani me politikën e tij? Po politikanët e papërlyer të Partisë Demokratike, a e dinë se ka ardhur koha të ndahen nga krimi dhe abuzimi Berisha? Ku i dihet ndoshta edhe mund ta dinë (!) E, ç’rëndësi ka? E rëndësishme është të shohim sesi do të menaxhohet periudha që vjen nesër e që do të quhet – “periudha paslazarat…”- e mbyll avokati reagimin e tij. Ore vërtet, pse është tërbue prapë Berisha?
