Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i radhës i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili po krijon një traditë të promovimit të turizmit malor në një nga bukuritë e rralla të natyrës shqiptare.
Sot ai ka ftuar aty kryeministrin Edi Rama, i cili duket se është impresionuar shumë dhe ka postuar në Twitter fotot e uikendit në kanione.
“Kanionet e Skraparit, një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s’e kemi parë kurrë! Mos e humbisni:-)
Fotot s’e tregojnë dot kurrë madhështinë e këtij tuneli natyror parahistorik nën qiell të hapur! Vizitojeni e do besoni.
Faleminderit skuadrës së Zamos e Blerinës që na shoqëruan në udhëtimin fantastik dhe Ilirit që na bëri këtë surprizë.
Zamo, emigranti që u kthye 10 vjet më parë nga Italia për t’i bërë kanionet të famshme e sot pret turistë që shtohen,” shkruan Rama.
Pas këtij eventi, sekretarja e Përgjithshme e Federatës shqiptare të Rafting, Blerina Ago ka theksuar rëndësinë e hartimit dhe implementimit të një plani zhvillimi, në përputhje të plotë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjes së natyrës. “ Në mënyrë që Shqipëria të jetë konkurruese në rajon në çdo produkt/ shërbim turistik që do të ofrohet dhe çdo investim që synohet të realizohet duhet të kryhet sipas standardeve ndërkombëtare, ” tha Ago.




Bravo kryueministrit
kjo ne foto eshte Blerina qe ju te Dites e kini promovuar shpesh me pare:
http://gazetadita.al/ne-betejen-mes-lumit-dhe-gurit-lumi-gjithmone-fiton/
Jemi vendi mè i BUKUR nè BOTE,bukuritè e natures me bregdetin dhe malet e larta bèjnè
VENDIN e SHQIPOJAVE njè peijsazh tè mahnitshèm,pse jo tè shpresojmè qè Kry.. i tanishèm
tè kthejè te gjithè SHQIPTARET tè qeshur si fotot e mesiperme,ti kthehet SHQIPTARVE ajo
jetè moderne qè per 23 vite ju eshtè marrè……….!!.
Mer dhe Dasaren mbaje ne preher dhuroi kenaqesi .Je i madh.
Rama ka pozuar si lugat, hiqeni se do trembi femijet.
Bravo vertet , shume promovim i mire i turizmit Shqiptar !
Edit I paskan vene tasin me shqiponje ne koke 🙂
Je i madh Edi Rama,ekspozo peisazhet dhe plazhet e bukura te vendit per tu vizituar nga turistet sidomos te huaj dhe leri seç thon palaçot e Saliut.
shpesoj 1 dite te gjendem edhe une ne ate mrekulli , turizem i hatashem…..