Ngjela: Hashashi i Lazaratit kontrollohej nga Tirana

redaktor

Në lidhje me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Europë është prononcuar edhe avokati Spartak Ngjela. Trafiku i kanabisit nga Lazarati është kryer me përkrahjen e policisë, konstaton Ngjela. Sipas tij, lazaratasit ishin vetëm shitësit e drogës, ndërsa bosët e vërtetë ndodhen në Tiranë. “Është një varg i madh kultivuesish, pastaj një varg grumbulluesish, pastaj vjen trafikimi. Trafikimin e bënte policia. Trafikanti shkonte bashkë me policinë në Lazarat. Unë jap skemën, emra nuk kam. Emrat le t’i gjejë shteti. Flasim për 700 tonë, si mendon se dalin 700 tonë nga një vend dhe shteti nuk e di. 50 euro për kg i ka marrë polici, jo polici i thjeshtë. Skema, shitësit kanë ndenjur në Lazarat, çështja është si janë shitur. Nuk mund të shiteshin dot nëse nuk kanë pasur bashkëpunim me policinë. Tani Lazarati ra, por kanabisi është në gjithë Shqipërinë.”- deklaroi Ngjela për “News 24”. Me tej, avokati theksoi se duhet një hetim shumë i madh për trafikun e drogës në Lazarat, por sipas tij, “këtu s’ka prokurori, s’ka hetim. Hetimi është në dorë të krimit”. Kreu i PLD-së vlerëson operacionin e policisë, duke e cilësuar si tepër profesional. “Aksioni ka qenë profesional. Ka qenë më shumë psikologjik, i ka trembur dhe si pasojë e kësaj nuk pati viktima nga dy krahët. A do ta çojë Rama deri në fund nuk e di”, deklaroi Ngjela.

 

Share This Article
3 Comments
  • Fillimi dihet,fundi nuk dihet? Mesa kuptoj intuitivisht them dhe kam thënë se rilindjes i mungon vendosmeria per t’i çuar gjerat deri ne fund!? Prandaj them “fundi s’dihet”. Krimi do godittje asgjesuese direkte,jo tangenciale. Deri tani kam pare vetëm “tangenciale”? Krimi i “tangencialeve” rizgjohet? Krimi i goditjeve asgjesuese nuk rizgjohet. Goditja lazaratase me shume me ka lené pershtypjen e nje goditjeje për kenaqjen e interesave “pragstatus” sesa nje goditje me themel!? Qofsha i gabuar por nuk besoj se do te jem i gabuar!? I observoj me kujdes lojën dhe lojtaret. Nuk e kane seriozisht. Zhurmen e bejné seriozisht!?

  • ” Lazarati Ra ” – thone disa.

    Jo,Lazarati nuk ka rene.

    Ai ka qene aty dhe do te jete, ne trojet dhe ne vendin e vet , bashk me popullin e tij.

    Thenia e drejte do te ishte : ” Ra e keqia qe kishte zene Lazaratin “.

    Kjo e keqe duhet shkulur deri ne rrenje. Dhe kjo do te luftohet bashk me lazaratasit qe tashme e kane kuptuar kete te keqe.
    Lazarati ne kete rast ka qene dhe eshte pasoja dhe njekohesisht shkaku per pasoja te keqia.

    Ashtu si thote Avokati kjo e keqe, shkaku origjines ishte ne Tirane. Fillon Tek stani i Saliut.

    Por Thone se qe ne kohen e Nanos, kur ky ne nje takim diku me disa lazaratas nga fillimi i viteve 2000 u ka thene : Ju e keni punen, ç’pune kerkoni. Vazhdoni punoni .

    Qe atehere u ndezen motorrat dhe ne 2005 kontrolli u muar i plote nga Ministrat e brendshem te Saliut.
    Edhe Bujo Nishani ka qene minister “i suksesshem” ne luften kunder droges. Prandaj nuk flet tani , por hesht per nderhyrjen dhe suksesin e policise ne Lazarat.

    Policia e beri me se miri detyren e saj. Pas kesaj dalin probleme me te medhaja.

    -FUNKSIONIMI NE EKIP I QEVERISE DHE FUNKSIONIMI LIGJOR I TE GJITHE ADMINISTRATES QE VARET PREJ SAJ.

    -FUNKSIONIMI I DREJTESISE E CILA ME PA TJETER KERKON REFORMIN STRUKTUROR DHE NJEREZOR PER TE VENDOSUR GJYKATES TE AFTE PROFESIONALISHT DHE TE PERGJEGJSHEM PER ZBATIMIN E LIGJIT.
    KA IKUR KOHA E GJYKATESVE TE PLEPAVE QE I BEJNE VENDIMET ÇOBANÇE DHE NGA PAAFTESIA DHE KORRUPSIONI I BEJNE NJERZIT TE VRASIN VEHTEN OSE TE VDESIN NE PLEQERI PA MBARUAR PUNE DHE PA GJETUR DREJTESI .

    Duhet qe edhe deklaratat e bera nga kryeministri dhe ministrat e tij se krimi do te luftohet deri ne qindarken e fundit te pasurise te fitur me para krimi TE MBAHETMEND NGA ATA QE i DEKLAROJNE DHE TE ZBATOHEN, SEPSE POPULLI PER KETE KA VOTUAR DHE I SHENON DEKLARATAT E PRET ZBATIMIN E TYRE.

    Ne se kontrolli i shtetit dhe kontrolli i brendshem ( auditi ) por jo njerzit e Saliut qe jane ende nga ministrite e deri posht , do te shtrihet deri tek drejtorat ne rrethe te cilet kane fituar edhe gjyqet per pushim te pa drejte.
    Atehere do te dali nje gjendje korrupsioni me e madhe se pislleku qe u gjend ne Lazarat .
    Nepermjet Bankave dhe Thesarit jane bere transaksione marramendese TE PARAVE PUBLIKE pa u bere puna fare dhe jane furur ne xhepat e drejtorave te Saliut.

    IVENTARI FINANCIAR I SHTETIT NUK ESHTE BERE ENDE NGA MINISTRI I FINANCAVE. AKOMA NUK ESHTE DENONCUAR ISH-MINISTRIN BODE PER SHPERDORIM TE FINANCAVE SIÇ KA DEKLARUAR NE NJE TELEVIZION PUBLIK.

    KETE PRESIN SHQIPTARET. KETE KERKON NDEDRTIMI I SHTETIT TE SE DREJTES , EVROPA DHE PARTNERET EUROATLANTIK DHE SHBA-te.

    APO JO Z. AVOKAT

  • po e vertet lazarati nuk bie dhe ska per te ren por ran maskarenj dhe trafikantet e vetquajtur bosat e lazaratit po ku jan kapot kush fshihet pas emrit te ketij fshati te lasht e puntor po fajin nuk e kan vetem bosat e droges po e ka dhe kryetari i kesaj komun ai me besimin qe i dha banoret e tij sepse po te mos ta lejonte ky zoteria duhet te bashkepunonte me struktureat e shtetit edhe pse shteti nuk ka funksjnuarper 8 vjet ai duhet te bisedonte me banoret qe idhan besimin per kryetar komune e jo te lejonte disa maskarenj dhe horra te benin cfar te donin me emrin e lazaratit tani banoret ti tregojn te gjithve se ata jan dhe do te mbeten njerez te ndershem puntor dhe patriot mos e mbani koken mbrapa pir shikoni perpara me besim dhe kurajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *